Eko Higjiena

Kurti porositë bashkatdhetarët që mos të blejnë shtëpi në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zgjedhjet lokale posa kanë përfunduar, por partitë politike nuk kanë shumë kohë për pushim, pasi këtë vit janë zgjedhjet nacionale. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, fushatën e ka filluar jashtë Kosovës.

Ai bashkë me aktivistë të tjerë po qëndron në Londër të Anglisë, ku po takohet me komunitetin shqiptarë atje. Në një takim ai ka kërkuar nga mërgimtarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen në mesin e këtij viti, shkruan reporteri.

Kurti ka ftuar ata që të votojnë duke thënë se më shumë se sa qytetarët që jetojnë në Kosovë, mërgata e dëshiron ndryshimin, sepse e din se si është të jetohet mirë. “Ju këtu e dini se si është të jetohet mirë. Ne atje, duket se kemi harruar për këtë”, ka thënë Kurti.

FIDANISHTJA

Ai ndër të tjera ka thënë se mërgata meriton më shumë të drejta se sa ka aktualisht, pasi duke iu referuar regjistrimit të fundit të popullsisë, Kurti ka thënë se një e treta e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë vendit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, u ka kërkuar bashkatdhetarëve, që paratë e tyre të mos i harxhojnë duke blerë shtëpi e banesa në Kosovë, por ato t’i investojnë në arsimimin e fëmijëve të tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.