UBT

Kurti: Policia dëshmoi se është profesionale dhe e gatshme ta mbrojë sovranitetin e shtetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas realizimit me sukses të planifikimeve operacionale dhe zbatimit të vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti për angazhimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën në takim stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm, Samedin Mehmetin.

Kryeministri Kurti falënderoi dhe u shprehu mirënjohje të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilët me angazhimet e tyre për 13 ditë me radhë treguan sjellje profesionale, përkushtim të pashoq për mbrojtjen e vendkalimeve dhe policëve kufitarë që po zbatojnë reciprocitetin e targave të automjeteve, si dhe dëshmuan se Policia e Kosovës është e ndërtuar sipas standardeve evropiane, në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj.

Me këtë vetëmohim e qëndrim profesional në çdo veprim të çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, u vërtetua se ndër objektivat kyçe të Policisë së Kosovës mbetet zbatimi i ligjit, ruajtja e rendit e qetësisë publike dhe lëvizjes së lirë, duke garantuar kufij të hapur, mirë të kontrolluar dhe të sigurtë, tha kryeministri Kurti.

Uji Dea

Ai e vlerësoi lartë punën, angazhimin dhe përkushtimin maksimal, sidomos të Njësisë Speciale të Kosovës, e cila me sjelljen e dinjitetshme përkundër provokimeve të lloj-llojshme, dëshmoi se është profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe të ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim.

Në takim ishin të pranishëm Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për operativë, Fehmi Hoti, Drejtori i Departamentit për operacione, Gazmend Hoxha, Ud.Drejtori i Departamentit për Kufi, Ragip Bunjaku dhe zyrtarë të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.