Eko Higjiena

Kurti përgjigjet në pyetjen nëse do të pranonte ta udhëheq dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet pasi si i tillë ai është pa mandat të Kuvendit.

Sipas tij, për një dialog të ri duhet të krijohet strategji që përfshinë kërkesat e Kosovës.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për media në të cilën tha se është i bindur se kur po flitet për një fund të dhimbshëm nuk është fjala për dhimbje personale, por për dhimbje në dëm të shtetit të Kosovës.

FITORJA

I pyetur se a do pranonte të jetë kryenegociator në dialogun me Serbinë, përcjell klankosova, Kurti tha se është herët të flitet për këso çështje, pasi që fillimisht siç tha ai duhet të ndërpritet dialogu që e quajti “aventuresk” i presidentit Hashim Thaçi.

“Kjo është sikurse të vendosim qerren para kuajve, njëherë është e nevojshme të bëhet vlerësimi i këtij raporti 38 faqesh nga Qeveria, ta ndërprejmë këtë dialogun aventuresk të presidentit aktual i cili e bëri kokë më vete jo për interesa të Kosovës…Unë besoj që është tepër herët dhe tërësisht e pa përshtatshme që të flasim për fundin kurse s’i kemi bërë as hapat e parë“, tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.