GRANDEMALL

Kurti për herë të parë komenton sondazhet që tregojnë së Vetëvendosje ka rënie

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Sondazhet e fundit e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë, por jo sipas përformancës së 14 shkurtit – megjithatë kreu i saj Albin Kurti, ka thënë të hënën se “nuk do të kenë probleme për zgjedhjet nacionale të vitit 2025”.

Këtë besim, Kurti e bazon duke thënë se “gjatë këtij viti dhe dy viteve të ardhshme do të bëjnë punë të mirë.

“Megjithatë, në fund qytetarët vendosin për fituesin”, ka thënë Kurti. Kreu i ekzekutivit ka shtuar se “pushtetin nuk e kanë me çdo kusht.

“E duam shumë shtetin dhe nuk e kemi me çdo kusht pushtetin – pushtetin e shohim si mjet për t’i shërbyer shtetit”, ka deklaruar Kurti.

Por e ka pranuar që kanë pritur më shumë në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku LVV-ja si parti e pushtetit kishte fituar katër komuna.

ARKATANA

“Është e vërtetë që kemi pritur më shumë në zgjedhjet vendore, mirëpo po ashtu e kam përshtypjen që në zgjedhjet vendore jemi një palë zgjedhje prapa atyre nacionale. Shumë komuna ku nuk kemi fituar është për fare pak vota”, ka deklaruar Kurti.

Ka thënë se “ka pasur një bashkëpunim të të gjithëve kundër Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Por e tillë është gara politike”, e ka pranuar Kurti, teksa ka shtuar se “është mirë kur opozita mund të fitojë”.

“Nuk po them që do të fitojnë, por ka mundësi”, ka nënvizuar njeriu më i pushtetshëm në Kosovë.

Më tutje, Kurti ka shprehur bindjen se do të vazhdojnë të jenë parti e parë, duke shprehur optimizëm se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të dalin më mirë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.