RCCOLA

Kurti pa plan për zgjedhje, LDK fajtore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Gëzim Ibrahimi – Se VV nuk kishte dëshirë dhe forcë të hyj e vetme në zgjedhje duke i drejtuar gjitha forcat dhe sytë kah LDK-ja e tregon se sa e pa përgatitur është duke hyr në këto zgjedhje, duke mos pasur asnjë plan qeverisës përpos fjalëve të famshme të gjitha partive që e thonë se do ta ndjekim korrupsionin. Prandaj edhe Lutfi Haziri duke e parë seriozitetin katastrofal të VV që nuk e ka për qëllim forcimin e shtetit, por e kanë me çdo kusht futjen në pushtet me përvojën e gjatë politike arriti që të kuptoj se nëse vërtet benë një koalicion me LVV do të ishte shumë i dëmshëm për Republikën e Kosovës.

Se sa forcë dhe njerëz ka LVV e tregon edhe komuna e Prizrenit ku për afro 10 muaj nuk arritën ta kompletoj kabinetin qeverisës në Prizren.

RCCOLA

E kjo mund të ndodh edhe nëse e merr Qeverinë dhe i fiton zgjedhjet. Pasi që vërtet të gjithë e dimë që nuk ka kuadro që mund të drejtojnë postet e larta shtetërore. Prandaj në bazë të këtyre parametrave dhe në bazë të shumë proceseve që na presin në çështjet madhore në Kosovë LVV nuk është e denjë dhe nuk ka kuadro që mund të shtyj proceset shumë të mëdhaja që na presin.

Prandaj LVV përveç që shfaq shumë gënjeshtra që kanë bërë këto ditë nëpër portale duke ua shpërla trurin rinis kosovare asgjë në realitet nuk bënë për të mirën e qytetarëve të Kosovës./rajonipress/