Kurti: Nuk mjafton vetëm aleanca e Kosovës me SHBA-të

Deputetëi i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti edhe njëherë e ka vënë në dyshim bashkëpunimin dhe miqësinë e përjetshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë fjalimit në Kuvend për debatin për luftën e UÇK-së, Kurti tha se Kosovës nuk i mjafton miqësia me SHBA-të, por i duhet aleancë me shtetet ballkanike.
Ish-lideri i Vetëvendosjes, Kurti edhe më parë ka pasur deklarata kontradiktore për bashkëpunimin e Kosovës me SHBA-të.