ARKATANA

Kurti nuk do debat por bindje – nuk do garë por nënshtrim!

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Halil Matoshi – Kurti po e orienton tërë kapacitetin e tij të mendjës e fuqisë politike drejt një dominimi total të shoqërisë kosovars, për ta bindur atë për një Republikë të Tretë, (La IIIe République) e cila do ta mbante firmën e tij.

Albin Kurti ashiqare po shndërrohet në një politikan paranojak e histerik, duke mësy të bëhet nji lider historik. Kurti po e thyen kohezionin shoqëror duke bllokuar shtetin (kuletën) dhe paralizuar institucionet (demokracinë);

1.

Albin Kurti ka një pushtet të madh dhe po sillet si një kalama i cili ka një top të tij futbolli dhe në lojë e sipër, e merr topin nën sqetull dhe e ndërpret lojën e thotë “topi është imi”!?

Ai më këtë po mësynë t’ua bëjë me dije kosovarëve se ose çdo gjë do të bëhet siç do e siç iu ka pikë atij, ose ‘game over’.

Loja përfundoi.

Kurti është ngrehur një mëngjes dhe e ka pa vetën kapiten skuadre.

Por ai nuk do të luaj!?

Përformansa e tij në qeverisje është inferiore.

Ai do rezultat par-fore, nga tavolina e tij e punës. Ai do bindje e jo debat demokratik.

Ai do nënshtrim jo përpjekje në garë.

Ai zgjidhet ‘shef’ pa kundërkandidat e pa debat, si në kohërat “e arta” të partive komuniste. Sepse debati është luks borgjez dhe fytyra – sipas tij- e imperializmit!?

Bile, nganjëherë, nëse e analizojmë mënyrën e tij e të bërit politikë, duket që nuk e di as vet çfarë do të arrijë me pushtetin e tij të madh dhe në cilin kurs po e drejton anijën?

2.

Ai ‘rishkroi’ një Statut partiak të VV-së, duke ia përshtatur vetes. Dhe po e drejton (nuk e di as vet se për ku!?) një organizatë ideologjikisht të majtë, por plot tregëtarë e fetarë, ish komunistë e injorantë, një amalgamë ideologjikisht unike!?

E pamundur!

Ajo do të shpërbëhet shpejt, si e tillë, sepse një islamist nuk e duron kursin Perëndimor të të drejtave civile, kurse një neokomunist “i edukuar” nga organizata si leninist, nuk e duron demokracinë, as si procedurë e lërë më si frymë.

Kurti në konventën e partisë, këto ditë foli për bashkëpunim ndërkombëtar dhe “jashtë shtetit e brenda kombit tonë”, duke e harru lekcionin historik që i dha trupi elektiral shqiptar, kur organizata e tij në zgjedhjet e 2020 fitoi në Shqipëri vetëm 1,907 vota, me dy kandidatët e tij, duke votuar edhe vet i veshur me pushtet, si Kryeministër i një shteti tjetër sovran, për koinçidencë në Zonën e ish-Bllokut nga ku kanë sunduar tiranët e Tiranës.

Këtu ka tregime të një nacionalizmi romantik, por jo besnikëri ndaj shtetit modern kosovar dhe rendit të tij konstitucional e simbolik!

Kurti nuk e njeh konceptin e kombit modern të shtetit, si bashkësi njerëzore imagjinare, politikisht e konstruktuar.

3.

Albin Kurti ka hy në politikë si nacionalist i majtë (ideoligjia e PPSh-së ushte nacional-socialiste), për t’u shndërruar në një revolucionar, e me t’u shpallë Kosova shtet, ai do të merrte kursin antiestabilishment, i brynosur me një stalinizëm performativ, të ideuar nga folizofi slloven Slavoj Zizek.

Porse, i gjetur në një shoqëri të orientuar nga liberalizmi Perëndimor dhe kapitalizmi, si sistem shoqëror, Kurti bëri një lëvizje: përfundoi në një politikan popullist.

Dhe vepron me zemrën e turmave, pa menduar fort për rendin kushtetues të brendshëm dhe aleancat ndërkombëtare që Kosova i ka etabluar për tre dekada.

4.

Kryeministri Kurti duke u përpjekë që ta qesë keq Serbinë në sytë e shteteve tjera (fuqive të mëdha) vetëm sa po e shfaq një lloj të politikës paranojake që mund të krahasohet me përdorimin e frikës me McCarthyism-i.

McCarthyism është praktikë e fabrikimit të armiqëve dhe ngritjës së akuzave të rreme ose të pabaza për përmbysje dhe tradhti!

Hidromorava

Ose ai po e përdor balancimin e frikës, siç ndodhi gjatë Luftës së Ftohtë.

Porse, “miku i tij”, Francis Fukuyama do t’i thoshte spari ta balanconte dinjitetin e shtetasve e jo frikën!

5.

Në demokraci, në institucionet e shtetit duhet të vendoset parimi kontroll dhe balancë, që pushteti politik të mos koncentrohet në një njeri.

Në një palë duar!

Koncepti qeveritar i ndarjës së pushteteve të zbatuar përmes një kontrolli të dendur dhe përmes balancesh, është në zemrën e sistemit kosovar, si demokraci kushtetuese.

Ky parim duhet të sigurojë që asnjë person i vetëm ose degë e qeverisë nuk do të mund të bëhej shumë i fuqishëm.

6.

Albin Kurti si i mandatuar nga Kuvendi për të qeverisur pra edhe për të menagjuar e zgjidhur krizat, (sindikata nuk është mandatuar të zgjidhë krizat në shtet) ai është çmistu të shpallë armiq, të jashtëm e të brendshëm e në të katër anët.

Qytetarët e Kosovës ia kanë besuar atij drejtimin me shtetin e bërë më 1990 (shteti në krijim i sipër sipas Ortega Y Gasset) e të konfirmuar më 17 shkurt 2008.

Kurti nuk është votuar të drejtojë me njerëzit por me instancat e pushtetit politik.

Porse, ai po abuzon me këtë besim, duke i shtypur sindikatat fillimisht, për t’i thyër e bërë ato të vetat!?

“Funksioni i qeverisë nuk ashtë t’i mbajë qytetarët larg gabimit, por asht detyrë e qytetarëve mos me e leju qeverinë me ba gabime”-thotë Robert H. Jackson.

Kurti po e luan kujdestarin moral të popullit!

Duke e hedhur mallkimin e historisë mbi një segment të demokracisë, sindikatat, ai

akuzoi se “deri sa unë negocioja me fqinjin agresiv verior këta nisën grevë”.

Stigma ndaj sindikalistit Rrahman Jashari & Co nënshtroi militantët e shërbëtorët e tij zvarranikë, por jo rreth 24 mijë mësues.

Greva nuk u thye e Kryeministrit po i konvenon zvarritja e zgjidhjës për ta krijuar masën kritike për shpërbërjen e sindikatës së SBAShK-ut.

Kurti i ka çelësat e shkokllës në dorë e jo sindikata, por ai po shtiret sikur t’i kenë humbur çelësat!?

Dhe a e dini përse?

Askush nga turma nuk do të shkëputet t’i thotë: “Kryeministër ti i ke çelësat”!

Sepse turmat turren me trurin muskul e kundër Raison d’Etat.

Kurti është aq i fuqishëm sa që është bërë i frikshëm.

Sepse është i papërgjegjshëm dhe smirëzi.

7.

Kryeministri Albin Kurti duhet të mësojë diçka për vetëpërmbajtje institucionale, kur një të drejte demokratike nuk mundet me ia kundërvu një tjetër të drejtë!

Dominimi i shoqërisë nga një njeri, prodhon frikë e frika – siç thotë Domenique Moissi, rëndom është këshilltari më i keq dhe përfundon në dhunë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.