Fundamenti

Kurti nga Kroacia: Në veri po merremi me ekstremistë të dhunshëm që admirojnë Millosheviqin e Putinin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që duhet ta zbatojnë, tha sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektiva dhe Perspektiva”, i cili po mbahet në Dubrovnik.

Në ‘trazirat’ e fundit në Kosovë në fund të majit, dhjetëra paqeruajtës të NATO-s u lënduan në veri të Kosovës. Trazirat ndodhën pasi autoritetet e Kosovës vendosën që kryetarët e rinj duhet të kryejnë punën në zyrat komunale. Kryetarët e komunave u zgjodhën në bazë të pjesëmarrjes prej vetëm 3.5 për qind pasi shumica e serbëve bojkotuan zgjedhjet lokale, shkruan N1.

Të premten, Kurti theksoi se Kosova “duhet të merret me ekstremistët e dhunshëm, ultra-nacionalistët, të djathtët që besojnë në ‘botën serbe’ dhe e krahasojnë me botën ruse…këta janë njerëz që e admirojnë Millosheviqin apo Putinin”, transmeton Telegrafi.

SHBA-ja dhe BE-ja i bënë thirrje Kurtit këtë javë që të largojë kryetarët nga ndërtesat komunale dhe njësitë speciale të policisë që ndihmuan në vendosjen e tyre në komunat veriore, raporton N1.

Kurti tha se Kosovës “i duhet sundimi i ligjit dhe një datë për zgjedhje” dhe shtoi se ndërkohë Kosova mund të zvogëlojë praninë e njësive speciale të policisë nëse “ekstremistët e dhunshëm” ndalojnë trazirat.

Mobi Casa

“Mendoj se kjo është rruga përpara, së bashku me dialog intensiv për zbatimin e marrëveshjes dhe ne kemi një marrëveshje që duhet ta zbatojmë”, tha Kurti. Në muajin mars, Kosova dhe Serbia ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, e cila de facto do të sillte njohje reciproke, por presidenti serb, Aleksandar Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë atë.

“Është një arritje e madhe e BE-së. Kemi arritur në një situatë ku Kosova dhe Serbia përfundimisht kanë një marrëveshje për normalizim”, ka shtuar Kurti.

Kurti po merr pjesë në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektiva dhe Perspektiva”, e organizuar nga eurodeputeti kroat, Tonin Picula në Dubrovnik.

“Kroacia është një partner dhe aleat lider dhe ne e shohim Kroacinë si një shembull shumë të suksesshëm në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha kryeministri i Kosovës.

Ai tha në Dubrovnik se “Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe tha se iu bashkua dialogut me Serbinë sepse ai “organizohet nga Bashkimi Evropian, i cili lehtëson bisedimet”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.