Hidromorava

Kurti në “Suddeutche Zeitung” akuzon SHBA-në dhe BE-në për naivitet në trajtimin e Beogradit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Suddeutche Zeitung” ka folur për ngjarjet në veri të Kosovës dhe qëndrimin e Perëndimit ndaj Kosovës dhe Serbisë pas krizë në veri të vendit.

Kurti në këtë intervistë ka mohuar akuzën e Washingtonit dhe Brukselit se ka qenë Qeveria e Kosovës që ka nxitur tensionet në veri të Kosovës kur ka vendosur që të dërgojë kryetarët e katër komunave nën përcjellje policore në zyrat e tyre, transmeton Express.

Siç shkruan Suddeutche Zeitung, Kurti gjithashtu ka akuzuar partnerët Perëndimorë për naivitet në trajtimin e Beogradit.

Kreu i Qeverisë së Kosovës gjithashtu për “Suddeutche Zeitung” ka thënë se është “kryeministër parimor”.

ARKATANA

Kjo intervistë e Kurtit për SZ vjen pas një serie shkrimesh të shtypit ndërkombëtar në të cilën Kurti përshkruhet si kryeministër kokëfortë dhe tekste ku vihen në pikëpyetje miqësitë e Kosovës me aleatët.

Kryeministri Albin Kurti edhe në një intervistë të mëhershme për “The Guardian” i kishte cilëusar deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken si “naive”, pas kritikave që Sekretari Amerikan i kishte bërë Qeverisë Kurti pas vendimit për të çuar kryetarët në katër komunat veriore.

“Unë mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive. Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme”, kishte thënë Kurti për deklaratat e Blinken./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.