Eko Higjiena

Kurti: Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij ka uruar kadetët e diplomuar, duke shprehur bindjen e tij, se dija gjatë shkollimit do të vendoset në shërbim të vendit, transmeton Telegrafi.

“Diplomimi i sotëm nga Qendra Akademike Ushtarake na jep shpresë për të ardhmen dhe na bënë krenar për të kaluarën. Na kthen prapa në kohë në vitin 2009, te gjenerata e parë e FSK-së e diplomuar në këtë qendër, por, na kthen prapa edhe në vitin 1999 te gjenerata e parë e diplomuar e UÇK-së”, u shpreh ai.

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë për të gjithë”, shtoi tutje kryeministri.

UBT

Kryeministri ka thënë tutje se “ushtria jonë vazhdon të zhvillohet e të modernizohet, duke kaluar nëpër etapa të tranzicionit, nuk kemi rresht së ndërtuari sistem të qëndrueshëm ushtarak”.

“Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka ndërtuar imazhin e një institucioni të një edukimi ushtarak që nxjerr oficerë që shkëlqejnë në edukimin pasues”, tha ai.

Kurti tha se FSK është e hapur për të gjithë të rinjtë, deri në moshën 25 vjeç. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.