ARKATANA

Kurti në Kumanovë kërkon nga shqiptarët të votojnë për Blerim Rekën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po merr pjesë në fushatën parazgjedhore të kandidatit të vetëm shqiptar për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka.

Në këtë tubim, i cili po mbahet në Kumanovë, Kurti ftoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që ta votojnë Rekën, për kryetar të shtetit.

Kurti porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të zgjohen dhe ta thonë fjalën e tyre.

Eco Higjiena

“Më shumë ka shqiptarë nga Maqedonia në mërgatë se sa në vendin e tyre. Prandaj janë tri Kumanova, një është në Turqi, një tjetër në Zvicër dhe kjo Kumanova këtu. Të tri kumanovat duhet ta shfrytëzojnë të drejtën për të zgjedhur natyrshëm për ta bërë Blerimin president.

Maqedonia e veriut duhet të bëhet vend i jetueshëm edhe për shqiptarët. Kohën e fundit shqiptarët kanë heshtur për shkak të tentim puqit të Rusisë dhe Serbisë, e tash që Maqedonia e ndryshoi emrin dhe mbaroi Gruevski, shqiptarët duhet ta thonë fjalën e tyre.

Blerim Reka bashkë kryeministrin Zaev mund ta bëjnë ndryshimin. Blerim Reka është për ju, fati e ka vënë kandidatin në krye të listës dhe fati i tij jeni ju”, ka thënë Kurti në Kumanovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.