Uji Dea

Kurti në konferencë me von der Leyen: Serbia merr donacione nga BE-ja e militarizohet nga Rusia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ku ka folur edhe për vendimin e qeverisë për targat. Kurti tha se Serbia merr donacione nga BE-ja por vazhdon të militarizohet nga Rusia e Kina, raporton Gazeta Express.

Ai tha se kanë zbatuar një dakordim të vjetër sa i përket targave por që Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar mjete luftarake të prodhimit rus.

“Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një dakordim të vjetër, fatkeqësishyt Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca ushtarake dhe mjete luftarake siç janë tankset dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë”, tha Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se Serbia përfiton donacione dhe fonde nga BE-ja por vazhdon të militarizohet nga Rusia e Kina.

FIDANISHTJA

“Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, dhe përkundër që i merr këto donacione pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia e Kina”, tha Kurti.

Ai tha poashtu se sulmet në Zubin Potok janë pasojë e deklarata luftënxitëse të Vucicit.

“Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok e Zveçan pasi këto sulme erdhën pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë dhe pas demonstrimeve luftarake në kufi me Kosovën”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.