Mobi Casa

Kurti: Mitrovica nuk mund të ndahet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë ka përfunduar protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Lideri i VV-së, Albin Kurti ka thënë se humbjen qe po e përjeton Kosova në dialog, janë duke e paraqitur si humbje të Serbisë. Ai ka thënë se nëse do të ketë marrëveshje më 2 prill, “do të demonstrojmë në Prishtinë kundër tradhtisë së Qeverisë së Kosovës”.

Kurti ka thënë se fond zhvillimor duhet të përfitojë jugu i Mitrovicës, dhe jo Veriu i Kosovës.

“Në pazarin personal të Kryeministrit Thaçi ne Bruksel nuk po bashkohet Mitrovica, por po bashkohen serbet me nda Mitrovicën”, tha Kurti.

“Nuk bën të ndahet Mitrovica në dy komuna, është një Mitrovicë”, deklaroi Kurti.

“Qeveria e Kosovës nuk ka investuar ne Veri sepse e ka ditur se duhet të negociojë me Serbinë për atë pjesë, prandaj e ka lënë të pazhvilluar”, theksoi ai.

Mobi Casa

“Mitrovica dhe kombi shqiptar ka nevojë për zhvillim, për ushtri”, tha Kurti.

“Duhet të ketë reciprocitet ne mes Kosovës dhe Serbisë, sepse më shumë ka shqiptarë në Serbi se sa serbë në Kosovë”, shtoi ai.

“Nëse do të ketë marrëveshje më 2 prill, ne do të demonstrojmë në Prishtinë kundër tradhtisë së Qeverisë së Kosovës”, theksoi Kurti.

Protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar e qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident të mundshëm.

Të pranishëm në këtë protestë ishin mbi 1000 protestues, të cilët në këtë mënyrë kanë kundërshtuar bisedimet që po zhvillohen në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, bisedime këto të ndërmjetësuara nga Baronesha Catherine Ashton. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.