ARKATANA

Kurti: Mërgata në Zvicër faktor i rëndësishëm

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, mërgata shqiptare duhet të faktorizohet politikisht, qoftë duke zgjedhur apo edhe duke u zgjedhur.

Përfaqësuesit e lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar nga autoritetet zvicerane që të trajtojnë në mënyrën e duhur mërgatën shqiptare që jeton në këtë shtet. Vetëvendosje konsideron se mërgata shqiptare në Zvicër është një faktor i rëndësishëm i shoqërisë zvicerane dhe si e tillë duhet të integrohet edhe politikisht.

Këto komente përfaqësuesit e Vetëvendosjes, i kanë gjatë takimeve që kanë zhvilluar në kuadër të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës që u mbajt në Lugano.

Me ftesën e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të kësaj partie, Peter Hug, në konferencë kanë marrë pjesë, kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sekretari për marrëdhënie me jashtë Xhelal Sveçla dhe Faton Topalli, drejtues i Komitetit për Mbrojtje Sociale.

Temë bosht në këtë Kongres , siç thuhet në një kumtesë të Vetëvendosjes, ishte demokratizimi i ekonomisë si dhe emigrantët dhe pozita e tyre në Zvicër.

Përfaqësuesit e këtij subjekti, zhvilluan takime të shumta individuale e grupore me politikanët e zyrtarët nikoqirë gjatë punimeve të këtij Kongresi.

Ata, sipas një kumtese të Vetëvendosjes, janë përqendruar kryesisht te përmirësimi i pozitës së mërgatës shqiptare në Zvicër.

Mobi Casa

“Mërgata shqiptare në Zvicër është një faktor i rëndësishëm i shoqërisë zvicerane dhe në të gjitha këto takime ekzistonte pajtueshmëria e të dyja palëve për të punuar drejt gjendjes sa më të mirë të mërgatës sonë”.

“Theks i veçantë iu dha nevojës që mërgata shqiptare politikisht të integrohet duke qenë pjesë e organizatave studentore, sindikatave të punëtorëve, forumeve të ndryshme, partive dhe institucioneve të Zvicrës dhe kështu të faktorizohet qoftë duke zgjedhur apo edhe duke u zgjedhur”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje shpalosën qëndrimin se të drejtat e migracionit të vjetër por edhe atij të ri duhet të garantohen dhe të ngrihen.

“Çështja e pensioneve të qytetarëve të Kosovës që me vite kanë punuar dhe kontribuar por edhe të atyre që vazhdojnë të punojnë e kontribuojnë në shoqërinë zvicerane.

Vërejtjes së dy zyrtarëve zviceranë për keqpërdorime të sigurimeve sociale të individëve, Lëvizja Vetëvendosje kërkon qasje individuale ndaj kësaj çështje e jo dënim e diskriminim grupor e në masë”, thuhet me tej në kumtesë .

Gjatë këtij Kongresi përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar takime me Peter Hug, sekretar për marrëdhënie ndërkombëtare i Partisë Social Demokrate, Michael Brandle, këshilltar i ministrit të punëve të brendshme të Zvicrës, David Rot, Kryetar i të rinjve të PSD-së, etj.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.