Fundamenti

Kurti: Me Vetëvendosjen në pushtet, të korruptuarit do të ikin si lepujt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pretendenti për kryeministër vendi nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me ardhjen e tij në qeveri, nuk forcohet pushteti por shteti i Kosovës.

Në tubimin e tij elektoral në Viti, Albin Kurti para masës së simpatizantëve të subjektit të tij partiak, ka apeluar që t’i bashkohen Vetëvendosjes për të dënuar të korruptuarit me votë pasi në mënyrë të tillë do t’i dënojnë edhe me ligj, transmeton Klan Kosova.

”Në Kosovë tashmë është bërë më lehtë të jetosh si hajn se ndershëm.Me Vetëvendosjen në qeverisje jeta e ndershme do jetë tejet e lehtë, e për të korruptuarit do jetë tejet e vështirë”.

”Ata derisa nuk i dënojmë me votë nuk mund t’i dënojmë me ligj Qeveria e Vetëvendosjes nuk do ndalet e zmbrapset para asnjë krimineli. Me Vetëvendosjen në qeverisje nuk forcohet pushteti por forcohet shteti”.

FITORJA

”18 vjet ky shtet e ka gënjyer popullin e tij se do t’ju gjej punë. Bashkohu me Vetëvendosjen t’iu themi jo atyre himni i të cilëve është ‘Rreth koalicionit të korruptuar’”.

”Disa po hanë mish si ujqit. E të tjerët po ju thonë hani fleta të lakrës si lepujt, e mesatarja e qytetarëve sarma”.

”Me qeverisjen e Vetëvendosjes nuk do kenë politikanë ujq për të trajtuar qytetarët si lepuj. Populli do jetë ujk, e këta politikanë të korruptuar do të ikin si lepuj”, tha Kurti.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.