Kurti: Me një ushtri të armatosur mirë jemi më të sigurtë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, bashkë më një delegacion të kësaj partie kanë vizituar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit të VV-së, Kurti dhe gjenerali Rrahman Rama kanë diskutuar rreth ndihmës që i duhet FSK-së, në kohën kur projektligjet për FSK-në, kanë kaluar.

“Me një ushtri të përgatitur e armatosur mirë, qytetarët e Kosovës do të kishin më shumë vetëbesim, më shumë siguri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit” thuhet në njoftimin e VV-së.

Më poshtë e gjeni të plotë dhe pa ndërhyrje njoftimin e kësaj partie.

Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i kryesuar nga kryetari Albin Kurti, sekretarja organizative Vlora Haxhimehmedi, deputeti Xhelal Sveçla, ish-gjenerali që është pjesë e Lëvizjes Enver Dugolli, deputeti i Lëvizjes dhe ish – koloneli i FSK-së Shemsi Syla, si dhe anëtari i kryesisë e po ashtu ish – koloneli i FSK-së Ajet Potera, kanë vizituar sot Forcën e Sigurië së Kosovës (FSK) me ç’rast janë pritur nga Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama, Koloneli Jeton Dreshaj, Kolonelin Agron Bajrami si dhe Drejtori për Politika dhe Plane Faruk Geci.

Ky takim ishte i nevojshëm pas kalimit të projetkligjit për FSK-në për t’u parë se ku dhe si mund të ndihmohet më tutje. Gjenerallejtnant Rrahman Rama e falenderoi Lëvizjen për mbështetjen dhënë analizave të tesktit dhe votimit të projektligjit për FSK-në derisa shpjegonte historikun e transformimit që prej UÇK-së në TMK e më pas zhvillimit të FSK-së. Deputeti Sveçla tregoi se në Komisionin për Siguri po punon për disa ndryshime që të mos ketë pengesa në të ardhmen.

Nga ana e delegacionit të LV-së u tha se mbështetja për ushtrinë është obligim yni. Po ashtu, gjatë takimit pati pajtueshmëri së çështja e zhvillimit dhe avansimit të FSK-së duhet prioritizuar në aspektin buxhetor.

Me një ushtri të përgatitur e armatosur mirë, qytetarët e Kosovës do të kishin më shumë vetëbesim, më shumë siguri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).