Eko Higjiena

Kurti-Marta Kos’it: Asnjë vend i rajonit s’ka qenë më i përgatitur se Kosova për statusin e vendit kandidat

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik në Davos, është takuar me Komisioneren e Bashkimit Europian për Zgjerim, Marta Kos.

Zyra e Kryeministrit në njoftim tha se temat e diskutuara mes tyre ishin mbi “progresin ekonomik” dhe “avancimin demokratik të vendit”, për të cilat tha se janë kyçe në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian.

Për ambiciet e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat, Kurti, sipas ZKM-së, i ka thënë komisioneres Kos se Kosova është më e përgatitur se vendet e rajonit që kishin qenë kur i është dhënë ky status.

Hidromorava

“Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 dëshmoi se Kosova ka vazhduar progresin në integrimin evropian. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status”, thuhet në njoftim.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE nuk ka lëvizur para që kur u dorëzua më fund të 2022-ës.

“Në takim u diskutua edhe rreth situatës gjeopolitike, Planit të Rritjes, bashkëpunimit rajonal dhe aktualitetit. Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv dhe mbështet integrimin më të gjerë ekonomik të rajonit bazuar në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian”, tha më tej ZKM./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.