Mobi Casa

Kurti kritikon prokurorinë: Nuk do të heshtim për kallëzimin penal ndaj Thaçit e Veselit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë në lidhje me allëzimin penal që ai dhe Glauk Konjufca kanë bërë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky mosveprim e mos informim i paraqitësve të kallëzimit penal është presion i drejtpërdrejtë mbi qytetarët për të heshtur para krimit institucional, sidomos ndaj atyre që ndodhen në majat e institucioneve shtetërore.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Sot u bë një muaj nga dita e paraqitjes së kallëzimit tonë penal kundër Presidentit të Kosovës dhe Kryetarit të Kuvendit.

Më 25 prill 2019, në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bëmë kallëzim penal kundër z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë, sipas kuptimit të Nenit 382, par. 1, 2 dhe 4, dhe deklaratë të rreme nën betim, sipas kuptimit të Nenit 383, par. 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) Nr. 06/L-074.

FIDANISHTJA

Askush nga Prokuroria nuk na thirri asnjërin prej nesh. Ne nuk dimë nëse është marrë Aktvendim për hapjen e hetimeve. Nëse ka filluar marrja në pyetje e dëshmitarëve. Përkundër faktit që jemi palë në procedurë dhe sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës kemi të drejtë të jemi të informuar në lidhje me procesin – ne nuk kemi asnjë informatë deri më tash.

30 ditë heshtje varri, asnjë veprim, asnjë informatë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky mosveprim e mos informim i paraqitësve të kallëzimit penal është presion i drejtpërdrejtë mbi qytetarët për të heshtur para krimit institucional, sidomos ndaj atyre që ndodhen në majat e institucioneve shtetërore. Por, kështu nuk mendon edhe prokuroria, thua se nuk është aty për të luftuar krimin, por për ta mbrojtur atë nga qytetarët.

Veprimin e hapjes së hetimeve për deklaratat në seancën gjyqësore të datës 28 dhjetor 2018 sipas detyrës zyrtare si detyrim ligjor duhej ta bënte prokurori i rastit. Heshtje. E nëse nuk është tamam heshtje, është veçse fërkim duarsh.

Mund të ndodhë që interesimi ynë për veprimet e ndërmarra nga Prokuroria për rastin të kualifikohet si ndërhyrje në drejtësi. Porse ky është refreni i njohur i papërgjegjësisë institucionale që flet kur s’duhet, meqë nuk vepron kur duhet.

Ne po presim. Dhe, nuk do të heshtim”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.