Uji Dea

Kurti: Kosova s’ka Kuvend, por ka stabilitet dhe ushtri

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar sot situatën politike në vend, duke u ndalur te moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit.

Nga Babaj i Bokës, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, Kurti theksoi se pavarësisht bllokadës institucionale në legjislativ, vendi po vazhdon të qëndrojë stabil.

“Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka Kuvend, por Kosova ka qeveri, ka stabilitet dhe sidomos, siç po e shihni edhe sot, Kosova ka ushtri”, deklaroi Kurti.

UBT

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë Fatmir Limajn për postin e kryetarit të Kuvendit, Kurti u përgjigj shkurt:

“Ne e kemi dhënë propozimin tonë”, tha ai.

Ngërçi në Kuvend ka ardhur pas dështimit të partive politike për të arritur një marrëveshje për ndarjen e pozitave udhëheqëse, duke lënë institucionin më të lartë ligjvënës të paralizuar përkohësisht./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.