FIDANISHTJA

Kurti: Kosova ka Qeveri, i nevojitet Kuvendi i ri, e konstituojnë të gjithë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas dështimit të 22-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se, përkundër situatës politike, Kosova vazhdon të ketë një qeveri në detyrë.

Ai ka thënë se Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë, ndryshe nga formimi i qeverisë, që e sheh si përgjegjësi të partisë së tij Vetëvendosjes.

Kurti, mes të tjerash, ka thënë se tashmë edhe çështja e votimit të fshehtë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka uruar për një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për votimin e fshehtë.

Uji Dea

“Kosova ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë. Ajo që i ndihmon Kosovës është Kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkuar, e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë. Pra, fituesi e ka përgjegjësinë për formimin e qeverisë. Ndërkaq, për ta konstituuar Kuvendin, përgjegjësinë e kanë të gjithë deputetët dhe po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me bastisjet e fundit në katër lokacione të ndryshme, të kryera në kuadër të hetimeve për dhënien me qira të fabrikës së mbetjeve shtazore. /eo

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.