Eko Higjiena

Kurti: Kosova është e pavarur vetëm në letër

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se Pavarësia e Kosovës nuk është as e plotë e as e vërtetë.Kurti thotë se Kosova është e pavarur vetëm në letër por jo edhe në realitet. “Kosova është e pavarur vetëm në letër, në germë, por jo në realitet, as në atë socio-ekonomik, politik, apo institucional”.

“Ne kemi shpallur pavarësinë para 7 vjetëve, por pavarësisë sonë i mungon në njërën anë sovraniteti dhe integriteti territorial, dhe në anën tjetër, i mungon zhvillimi ekonomik që to të sillte mirëqenie për qytetarët”, thotë kreu i Vetëvendosjes, në një intervistë ekskluzive për Albanian Screen, e cila transmetohet e plotë të shtunën në ora 21:00 në emisionin “Bugajski Hour”.

Sipas Kurtit, edhe shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosova vazhdon t’i ketë dy problemet kryesore.
“I pari është qyteti i ndarë i Mitrovicës dhe i dyti është papunësia e madhe. Mendoj se kur t’i zgjidhim këto dy probleme, kjo do të jetë më e rëndësishme se sa vetë shpallja e pavarësisë”.

Analisti i njohur amerikan Janusz Bugajski në këtë intervistë që ua sjell ekskluzivisht Politiko.net pyet Kurtin se a është e pavarur Kosova në kuptim të vetëvendosjes së plotë, se a e përcakton vetë politikën e jashtme, a e përcakton vetë politikën e brendshme, të ardhmen e saj?
Për Kurtin kjo pavarësi nuk është e plotë dhe numëron disa arsye.

Hidromorava

“Kam frikë se as në këtë kuptim, Kosova nuk është e pavarur. Sepse, pavarësia jonë nuk është e plotë dhe në anën tjetër as e vërtetë”, thotë kreu i VV’së.
“Nuk është e plotë sepse EULEX’i ka zëvendësuar UNMIK’un, siç ndikimi i BE’së ka zëvendësuar ndikimin e UN, por ne vazhdojmë të mbesin në paradigmën e njëjtë të stabilitetit afatshkurtër politik, në vend të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”.

“Njerëzit nga EULEX’I kanë imunitet nga ndjekja penale, kanë kompetenca ekzekutive, nuk e njohin pavarësinë tonë. Ne nuk kemi asnjë rast të vetëm kur një zyrtar i EULEX’it raporton institucioneve të Kosovës. Nuk i raportojnë Parlamentit, përfaqësuesve të zgjedhur të popullit”.

“Dhe sërish, si UNMIK’u, kanë kujdes që në Kosovë të kemi paqe dhe siguri, por jo edhe aq drejtësi dhe demokraci. Kjo është vërtetë e pikëllueshme, pas 16 vjetëve të çlirimit, të duket sikur kanë kaluar 16 javë dhe jo 16 vjet”, deklaroi lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.