Eko Higjiena

Kurti kërkon ndihmë nga Turqia, për pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i udhëhequr nga lideri Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Turqi, ku janë takuar me shefat e grupeve të partive politike turke.

Siç ka njoftuar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, në takim ai ka falënderuar për mbështetjen dhe ndihmën e shtetit turk para, gjatë dhe pas luftës. Gjithashtu ai ka theksuar se në takim kanë kërkuar kontaktet e partive të 5 shteteve të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën.

Shkrimi i plotë:

“Sot, gjatë ditës, së bashku me deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryetarin e Qendrës së Prishtinës, Arben Vitia dhe asambleistin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Arbër Vokrri, takova shefat e grupeve parlamentare të partive kryesore politike në Turqi.

ARKATANA

Në takime të ndara takuam shefin e grupit parlamentar të Partisë Republikane të Popullit, Engin Özkoç dhe deputetët Utku Çakirözer dhe Haluk Koç (CHP), shefin e grupit parlamentar të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Erkan Akçay dhe deputetin Muhammed Levent Bülbül (MHP), shefin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Av. Bülent Turan.

Në të gjitha këto takime i falendërova për mbështetjen dhe ndihmën e shtetit turk para, gjatë dhe pas luftës, duke theksuar se Turqia menjëherë njohu Republikën e Kosovës, porsa e shpalli pavarësinë. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës e Turqisë, për mundësitë dhe nevojën e bashkëpunimit ekonomik, përmes investimeve që gjenerojnë punësim në Kosovë, sidomos për rininë dhe gratë.

Synimi ynë është që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian dhe NATO. Duke qenë se pengesa kryesore për anëtarësimin është mosnjohja nga 5 shtetet e BE-së, përkatësisht 4 shtetet e NATO-s, kërkova që të na ndihmojnë me kontaktet që kanë me partitë simotra në këto vende duke kërkuar nga to që ta njohin shtetin e Kosovës.

Me shefin e grupit parlamentar të Partisë Republikane të Popullit, Engin Özkoç u pajtuam që të thellojmë bashkëpunimin dhe të vazhdojmë koordinimin tonë të përbashkët në Internacionalen Socialiste”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.