FITORJA

Kurti kërkon dorëheqjen e Qeverisë, thotë se ajo tashmë është tërhequr

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arsyeja kryesore për vonesën e liberalizimit të vizave është dështimi total për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Kështu është shprehur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.

Kurti tha se qytetari i Kosovës më shumë i ka gjasat të fitojë azilin politik, se sa heqjen e vizave.

“Në anën tjetër KDI dhe Transparence International Kosovën e kanë përdorur tokë-fjalëshin, kapje e shtetit. Situata thonë nuk është vetëm korrupsion, sepse është kapje e shtetit. Kjo do të thotë se në Kosovë nuk mund të flitet korrupsion dhe krim të organizuar, sepse krimi është i istitucionacionalizuar, krimi i organizuar megjithatë ndodh jashtë strukturave shtetërore, ndërkaq në shtetin e kapur nuk ka më as krim të organizuar, as korrupsion, sepse ka krim të institucionalizuar”, tha ai.

Hidromorava

Ai po ashtu ka thënë se liberalizimi i vizave nuk është prioritet i qytetarëve, por më shumë i qeveritarëve dhe ka kërkuar dorëheqjen e qeveritarëve, që sipas tij tani më janë tërhequr.

“Ne po kërkojmë dorëheqjen e qeverisë, e cila tash më është tërhequr, këtu janë 22 ulëse, nuk është as një ministër, i kemi pesë zëvndëskryeministra, kryeministrin dhe 23 ministra që bëjnë gjithsej 29. Prej 29 qeveritarëve asnjëri prej tyre nuk ndodhet në këtë seancë. Pra kemi një qeveri që tash më është tërhequr. Ne po kërkojmë dorëheqjen e një qeverie, të tërhequr, se Qeveria nuk është këtu”, ka përfunduar Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.