HW

”Kurti kalon nga emocioni në racionalitet” – Maloku: Sinjal për kompromis me opozitën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku ka folur për takimet e mundshme, përkatësisht ftesën e kryeministrit Albin Kurti për krerët e partive opozitare, për mundësinë e gjetjes së një emri konsensual për president të vendit.

Maloku, në FIVE në RTK Dukagjini, është shprehur se prononcimi i sotëm i kryeministrit Albin Kurti është tregues se kapitali i ngritur nga Vetëvendosje është kalim nga rrafshi emocional në rrafsh racional.

“Kjo nënkupton se është rritur niveli i përgjegjësisë së institucionit të kryeministrit, por përgjithësisht i qeverisë. Ky është një mesazh për kompromis, por jo konsensus”, ka thënë ai.

Maloku konsideron se mesazhi i Kurtit i është drejtuar PDK-së dhe LDK-së.“Në këtë kohë që ka mbetur do të bëjnë përpjekje maksimale dhe, për mendimin tim, qeveria është e gatshme me bo kompromise”, ka thënë ai.

Derisa ish-diplomati Blerim Canaj ka folur për takimet e mundshme, përkatësisht ftesën e kryeministrit Albin Kurti për krerët e partive opozitare për mundësinë e gjetjes së një emri konsensual për president të vendit.

UBT

Ai tutje është shprehur se nëse shkojmë edhe njëherë në zgjedhje, mund të kalojë presidentja Osmani në LDK dhe mund të marrë një 10% më së shumti.

“Por, prap rezultati 1, 2, 3 do të jetë i njëjtë. E kemi përjetu Lëvizjen Vetëvendosje me 42% por prap kemi shku në zgjedhje dhe tani me 51% nëse shkojmë në zgjedhje prap dhe bie në 40% madje edhe 39%, ne i kemi disa deputet më shumë apo më pak të njërës parti apo të tjetrës në parlament, por dallimi nuk është i madh”, ka thënë ai.

Më tej Canaj është shprehur se nëse ky problem mund të zgjidhet tani, dhe se tani është më optimist për një mundësi të tillë, atëherë ai ka thënë se e kemi një qeveri për katër vitet e ardhshme dhe presidentin.

“Dhe do të merremi me problemet të cilat e presin këtë vend për shkak se ne jemi në një kaos gjeopolitik”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.