Kurti jep sinjale se reciprociteti në dokumente me Serbinë mund të mos zbatohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimeve të sontshme me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka dhënë sinjale se reciprociteti në dokumente ndaj Serbisë, nga 1 shtatori, mund të mos zbatohet sipas planit.

Kjo ngase, sipas tij, Serbia mund të heq dorë nga lëshimi i dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën.

Lexo Edhe:

Një burrë 35-vjeçar shpjegon: “Është si të më heqin stomakun”

Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Ko…
“… është e mundshme që më 1 shtator nuk do të lëshojmë dokumente, sepse edhe Serbia do të heqë dorë prej lëshimit të dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën. Ne dëshirojmë marrëdhënie reciproke”, ka theksuar Kurti sot.

Lajçak ka thënë se dëshiron që në takimin e 18 gushtit të ketë marrëveshje, por nuk e ka specifikuar se për çka.

Ai ka thënë se përmes dialogut dëshiron që më 1 shtator të shmanget situata e tensionuar e 31 korrikut. Escobar, ndërkaq, ka thënë se SHBA mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ai ka thënë se në takim me Kurtin është diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. /GazetaExpress

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS