Fundamenti

Kurti: Jemi shumë afër fitores kundër COVID-19, mos të humbasim në fund

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia vizituan sot Klinikën Infektive.

Atje u pritën nga Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, Prof. Sali Ahemti, Prof. Shemsedin Dreshaj, Ass. Dr. Sadije Namani dhe ekipi i mjekëve vullnetarë.

Gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti ka thënë se “nuk ka dyshim për punën e madhe e të mirë që kanë bërë infermierët e mjekët tanë kundër virusit Corona”.

“Kur sot flasim më të relaksuar për virusin, ka theksuar ai, duhet të kuptojmë që kjo është e mundur edhe e sidomos falë këtij reparti. Momentalisht janë 11 të shtruar në këtë Klinikë ku dy prej tyre janë në gjendje më kritike, kurse 3 të tjerë priten të lirohen”.

Uji Dea

“Numrin e stafit mjekësor në përgjithësi e kemi shumë herë më të vogël se vendet e tjera, por jemi prej vendeve që po e përballon më së miri këtë pandemi, kjo thuhet edhe nga analizat e matjet e shumë ekspertëve botëror”.

Ftojmë qytetarët që të respektojnë masat e ministrisë dhe t’i dëgjojnë këshillat e ekspertëve shëndetësor. Jemi shumë afër fitores kundër këtij virusi, mos të humbasim në fund, nga relaksimi e pakujdesia. Prandaj: qëndroni në shtëpi, qëndroni në distancë e qëndroni të pastër”, ka porositur Kryeministri Kurti.

Ministri Vitia, gjithashtu ka përgëzuar stafin e Klinikës Infektive për punën që po bëjnë dhe vullnetarët për kontributin e tyre, duke i siguruar se MSh do të mbështes që ata të jenë të mbrojtur gjatë punës së tyre në trajtimin e të prekurve nga Covid-19.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.