GRANDEMALL

Kurti i shkruan letër Thaçit: Çështja e vetme e cila dua të bisedoj në takim është shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka shkruar një letër presidentit të vendit Hashim Thaçi, ku e ka njoftuar atë për temën që do të diskutojnë në takim.

Në letër thuhet se ai dëshiron të bisedojë vetëm një çështje, e ajo është se kur do të jetë koha e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.

UBT

“Prandaj, dëshiroj paraprakisht t’ju bëj të qartë, se çështja e vetme për të cilën do të bisedoj sot me ju, është se kur do të jetë koha e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit, duke marrë parasysh në veçanti gjendjen emergjente të shëndetit publik me të cilën po përballet Republika e Kosovës në këtë kohë”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit.

Takimi Thaçi-Kurti është planifikuar të mbahet në ora 10:00./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.