Fundamenti

Kurti i shfrytëzon shtesat për lehonat për t’i goditur qeveritë e kaluara: S’merrnin asnjë cent

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka shfrytëzuar shtesat për lehonat për të kritikuar qeveritë e kaluara se s’ia kanë dhënë atyre asnjë cent.

Ai sot ka shpërndarë një postim të djeshëm të vartësit të tij, Hekuran Murati, i cili përdori të njëjtën retorikë.

“Në Republikën tonë gjithmonë ka pasur nëna lehona dhe fëmijë. Por vetëm falë qeverisjes sonë do të ketë gjithmonë shtesa dhe mbështetje për nënat lehona dhe fëmijët. Nënat e reja tash marrin 325.9 euro në muaj nga 170 euro sa merrnin deri në muajin e kaluar. E para katër vjetëve nuk merrnin asnjë cent mbështetje financiare nga shteti”, ka shkruar sot Kurti.

GRANDEMALL

Murati dje njoftoi se është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona.

“325.9 euro/muaj, nga 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar. Kur e mendon që deri para 4 viteve mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë 0, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kaluara”, tha Murati. dje./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.