Hidromorava

Kurti i ndan për vete “10 suksese”, ministrave iu thotë t’i gjejnë nga 5 e t’ua tregojnë qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë për këtë vit, ka zgjedhur që të flasë për ato që i konsideron suksese të ndodhura gjatë qeverisjes së tij në vitin 2024. Kurti e ka renditur si të parin procesin e liberalizimit të vizave dhe njohjen e pasaportës së Kosovës, duke thënë se është në top 10 pasaportat më të fuqishme për këtë vit, shkruan Gazeta Express.

“Së pari liberalizimi i vizave nga BE, Tajnalnda, Emiratet, Tajvani dhe njohja e pasaportës nga dy shtete mosnjohëse Spanja e Armenia. Viti 2024 ka qenë viti i pasaportës tonë. Sivjet është në mesin e top 10 pasaportave të botës”, ka thënë Kurti.

Lexo Edhe:
Si sukses të dytë dhe të tretë Kurti e ka numëruar regjistrimin dhe inkasimin e rrymës në Veri dhe përfundimin e procesit të konvertimit të patentë shoferëve ilegalë.

Tutje Kurti ka përmendur edhe shkëputjen nga blloku energjetik me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe bashkimin me bllokun energjetik bashkë me Shqipërinë.

“Pas shkëputjes nga blloku energjetik me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e veriut dhe bashkimin me bllokun energjetik me Shqipërinë, inaugurimi i bursës Alpex është arritja tjetër më e madhe në pavarësimin tonë energjetik dhe në bashkëpunimin tonë kombëtar”, ka thënë Kurti.

Tutje në fjalën e tij ka përmendur edhe shëndetësinë, rritjen e pensioneve e pagave, regjistrimin e popullsisë dhe marrëveshjen për fabrikën e municioneve.

FIDANISHTJA

“Shëndetësia publike është bërë më e lirë dhe me më shumë shërbime.

Pensionet janë rritur për 20 %. Kemi dyfishuar dhe trefishuar shtesat për fëmijë. Pas 13 viteve, kemi pagë të re minimale. Kemi funksionuar institutin për krimet e kryera gjatë luftës. Ka përfunduar me sukses regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare e banesave.

Krahas rritjes së numrit të u ushtarëve dhe fuqizimit të ushtrisë e blerjes së armatimeve, bëmë edhe një hap duke nënshkruar kontratë me prodhuesin turk për funksionalizimin e fabrikës së municioneve”, është shprehur Kurti.

Pas kësaj, Kurti ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij që t’ua tregojnë qytetaërve nga 5 suksese të tyre që i kanë arritur gjatë këtij viti.

“Une sot i listova vetëm dhjetë. Ka shumë rezultate të tjera që mund të ishin e qe s’janë në këtë listë. Për t’u bërë drejtësi edhe për to, ju ftoj secilin prej jush, te ndani me qytetarët tanë 5 rezultatet kryesore të punës suaj për vitin 2024”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.