ARKATANA

Kurti hesht për “Bordin e Paqes”, Ymeri e kritikon: E palogjikshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se qëndrimi i Kosovës ndaj Bordit të Paqes duhet të trajtohet si çështje shtetërore dhe strategjike, e jo të mbetet peng i “përplasjeve politike” mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Ymeri ka kritikuar mungesën e një deklarimi të qartë institucional nga kryeministri në detyrë, duke e cilësuar atë si të palogjikshme.

“Së pari mos me u deklaru për Bordin e Paqes, nga kryeministri meqë Kosova është pjesë, por edhe të mos ishte Kosova pjesë vetëm për ftesën unë mendoj që është e palogjikshme. Nëse Albin Kurti e sheh vetën si kryeministër edhe në detyre edhe i ardhshëm që do të jetë, ne si Kosovë duhet me pas qëndrim”.

Hidromorava

“Dhe qëndrimin e Kosovës e jep presidentja, por e jep edhe kryeministri. Sepse mendoj që anëtarësimi dhe nënshkrimi i Kosovës në Bordin e Paqes gjithqysh duhet të shihet përtej këtyre zënkave Vjosa-Albin, kjo parti e ajo. Tek e fundit këto janë normale për neve.

Po ky është përkushtim edhe zotim që mund me dal edhe më serioz. Ndoshta edhe nuk del. Megjithatë ky është një lloj rreshtimi. Dhe rreshtimi i Kosovës, që është i ndryshëm që ka qenë tradicional. Pra, uniteti transatlantik dhe ne pjesë e tij. Duhet të diskutohet…”, ka thënë Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.