Mobi Casa

Kurti gati për Berlin, jo për “Open Balkan”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës përfundimisht e ka refuzuar nismën e bashkëpunimi rajonal “Open Balkan”.

Në vend të kësaj ekzekutivi në krye me Albin Kurti, tani po angazhohet për jetësimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, për të cilin ishin pajtuar liderët e Ballkanit Perëndimor më 2020 në Samitin e Sofjes në Bullgari.

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës ka treguar se çfarë qasje do ta këtë Republika e Kosovës karshi Iniciativave Rajonale.

Uji Dea

“Dy herë Komisioni Evropian dhe Gjermania përmes ‘Procesit të Berlinit’ e kanë refuzuar idenë e Novi Sadit për Mini Shengenin, njëherë në Trieste dhe herën e fundit në Sofje, duke ardhur me ide të cilat janë në kuadër të agjendës evropiane”, tha Zulfaj, për Klan Kosova.

Ai po ashtu tregoi se a do të firmos Kurti katër ujdi që Gjermania si themeluese e “Procesit të Berlinit” po kërkon te nënshkruhen më 6 tetor kur në Slloveni pritet të takohen liderët e rajonit dhe ata të Bashkimit Evropian.

“Ato marrëveshje nuk janë kërkuar të nënshkruhen asnjëherë. Ato marrëveshje janë në diskutim. Serbia është ajo që ka vendosur kushte të paplotësueshme duke synuar që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të pabarabartë. Si të tilla marrëveshjet nuk kanë ardhur për nënshkrim te asnjë kryeministër, jo vetëm te kryeministri Kurti”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.