Fundamenti

Kurti flet për takimin me shefin e CIA-s: Dëshmi e përkushtimit të SHBA-së ndaj sigurisë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin që kishte me shefin Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, gjatë javës së kaluar.

Kurti është shprehur se takimi ishte shumë i mirë, dhe se kjo është një dëshmi tjetër e përkujdesit dhe përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

“Takimi ka shkuar shumë mirë dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me ShBA-të dhe këtë institucion të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë përmes Agjencisë tonë të Inteligjencës.

Unë e falënderoj shefin e CIA-s që vizitoi vendin tonë, dhe kjo është dëshmi tjetër e përkujdesit dhe përkushtimit të SHBA-ve për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-të dhe të paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Kurti.

Hidromorava

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, qëndroi për vizitë dyditore në Kosovë. Ai zhvilloi takime me krerët shtetërorë dhe udhëheqësin e inteligjencës kosovare.

Mëngjesin e 23 gushtit, për rreth një orë ai mbajti takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës e vlerësoi vizitën e shefit të CIA-s në Prishtinë si “moment të rëndësishëm historik” në raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së . /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.