UBT

Kurti flet për Gjykatën Speciale, zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në emisionin ‘Jeta në Kosovë” edhe një herë ka shpalosur qëndrimet e tij, sa i përket Gjykatës Speciale.

Kurti ka thënë se presidenti Hashim Thaçi Gjykatën Speciale nuk dëshiron ta heqë për Kosovën, por se atë e bën për ta larguar emrin e tij nga Gjykata Speciale, shkruan Zëri.info.

‘Gjykata Speciale është e dëmshme, është e padrejtë, iniciativa e presidentit është joserioze dhe e pasinqertë, unë jam i bindur se ai nuk e ka për të ia hequr Gjykatën Speciale Kosovës, por për të ia hequr emrin e vet Gjykatës Speciale’, tha Kurti.

ARKATANA

Ai po ashtu tha se deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” u është kushtëzuar çfarëdo votimi.

‘Ne kemi rregullore, këtë gjë duhet ta diskutojmë, kemi diskutuar shkurtimisht, shumica e deputetëve janë që të kushtëzohet çfarëdo votimi, kushtëzimi duhet të jetë sa i përket letërkëmbimit të Jahjagës me Eshton, ai i cili i ka dhënë themelet’. Kurti ndër të tjera ka thënë se presidenti Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje pasi ka bërë një marrëveshje të fshehtë, shkruan Zëri.info.

‘Thaçi duhet patjetër që ta ketë një qëndrim në lidhje me letërkëmbimin Jahjaga-Eshton, por unë besoj që Thaçi të jepë dorëheqje, Thaçi ka deklaruar se ka pasur një marrëveshje, që në këmbim të Gjykatës Speciale të marrë liberalizimin, UNESCO-n, kjo do të thotë se presidenti ka bërë marrëveshje të fshehtë, ky duhet të japë dorëheqje menjëherë’ ka thënë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.