Eko Higjiena

Kurti flet me Terras për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit: Ka indikacione të përfshirjes së aktorëve të jashtëm, hetimet vazhdojnë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti e ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Europian, eurodeputetin Riho Terras, me të cilin foli edhe për sulmin e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të vendit.

Siç njofton zyra e tij, Kurti i ka thënë Terrasit se ka indikacione të “përfshirjes së aktorëve të jashtëm, teksa hetimet po vazhdojnë”.

Zyra e Kryeministrit tha se Kurti e falënderoi Parlamentin Europian për “mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe reformave të rëndësishme institucionale”.

“Ai u shpreh se Republika e Kosovës është shembull shumë i mirë që zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah. Theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e Planit të Rritjes, i cili është instrumenti kryesor për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Mobi Casa

Në kuadër të Planit të Rritjes, “Kosova dëshmoi përgatitjen e saj institucionale, gjersa në zbatimin e agjendës së reformave ERA II u arrit një shkallë zbatimi prej 72% nga 45% sa ka qenë në qeverisjet e kaluara, ndërsa në Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) niveli i zbatimit në vitin 2023 arriti në 66.12%”, thotë zyra e Kurtit.

“Temë e këtij takimi ishte edhe sulmi i fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, që ndodhi më 29 nëntor. Ai ishte sulmi i tretë në tri ditë që për cak kishin institucionet e vendit. Paraprakisht target ishin Stacioni i Policisë në Zveçan dhe ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Zveçanit. Gjithashtu, ai përbën sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë, që për qëllim kishte aneksimin e veriut të vendit dhe ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës dhe sulmin më të madh dhe më serioz ndaj infrastrukturës kritike, që për qëllim kishte ndërprerjen apo vështirësimin e shërbimeve esenciale, si rryma, uji dhe telekomunikimi, dhe çrregullimin e jetës shoqërore, qytetare, ekonomike dhe të institucioneve. Metoda, caku, ekzekutimi i sulmit, së bashku me konfiskimin e armatimit, uniformave dhe emblemave të ushtrisë, shumica dërmuese prej të cilave të Serbisë dhe 20 tjera të Rusisë, janë indikacion i përfshirjes së aktorëve të jashtëm, teksa hetimet po vazhdojnë”, thuhet në njoftim.

Aty, kryeministri u tha se “bëri thirrje për largim të masave të BE-së ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e pranimit sa më parë të pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Kryeministri e falënderoi raportuesin Terras për vizitën dhe diskutimin konstruktiv. Ndërkaq, ai e falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Parlamentin Evropian”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.