Hidromorava

Kurti falënderon ambasadorin gjerman për qëndrimin kundër korrigjimit të kufijve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt. Ai i ka shprehur falënderime këtij të fundit për qëndrimin e shtetit gjerman,në veçanti të kancelares Angela Merkel, kundër korrigjimit të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kurti falenderoi Ambasadorin Heldt për qëndrimin parimor dhe të fortë të Kancelares Angela Merkel në mbrojtje të shtetësisë dhe integritetit te Kosovës”, thuhet në komunikatën. Kurti i ka treguar ambasadorit edhe për kundërshtimin e VV-së ndaj procesit të dialogut që po udhëhiqet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke thënë se shkëmbimi i kufijve i ka inkurajuar pretendimet e Serbisë në Kosovë.

Sipas tij, ky diskurs politik mund të nxisë edhe tensione dhe destabilizim të situatës.

Mobi Casa

Njoftimi i plotë i VV’së:

Takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufcën, dhe zyrtaren nga Sekretariati për Marrëdhënie me Jashtë, Diona Budimën, takuan sot Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, dhe Sekretaren e Parë, Anja Becky.
Fillimisht, Kryetari Kurti falenderoi Ambasadorin Heldt për qëndrimin parimor dhe të fortë të Kancelares Angela Merkel në mbrojtje të shtetësisë dhe integritetit te Kosovës. Në vazhdim, ai shpalosi kundërshtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj dialogut joparimor e të papërgjegjshëm që po zhvillon presidenti Thaçi. Përdorimi i togfjalëshve si “korrigjim kufijsh”, “shkëmbim territoresh”, apo “kompromise të dhimbshme”, vetëm sa i kanë inkurajuar pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës.
Kryetari Kurti i përkujtoi Ambasadorit Heldt se Kuvendi i Kosovës, më 7 dhjetor 2011, miratoi rezolutën për reciprocitet me Serbinë, por ajo shpejt u anulua gjashtë javë më pas, më 20 janar 2012, nga një rezolutë e koalicionit qeverisës, të prirë asokohe nga PDK-ja dhe Thaçi. Reciprociteti i plotë mes Kosovës e Serbisë është rruga për raporte të mira fqinjësore dhe parimi rreth së cilit duhet të bashkohen forcat politike në Kosovë.
Pas kundërshtimit ndërkombëtar që përjetoi dhe fjalimit të Presidentit të Serbisë Vuçiq në Mitrovicë, iniciativës së Presidentit Thaçi, për të ecur para, i nevojiten incidente në terren, tensione të reja dhe destablizim i situatës, theksoi Kryetari Kurti. Prandaj, ai tha se ne e mbajmë përgjegjës Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për dhunën që mund të shfaqet. Kryetari i Grupit Parlamentar Konjufca shtoi se Thaçi po vepron kokë më vete, nuk është zëri i popullit dhe nuk ka mbështetje në këtë aventurë personale tijën.
Në fund, bashkërisht u konstatua nevoja e vazhdimit të bashkëbisedimit edhe në të ardhmen.
Prishtinë, 12 shtator 2018
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.