ARKATANA

Kurti: Është e dhimbshme të flitet për bashkim kombëtar dhe korrigjim kufijsh në të njëjtën kohë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka cilësuar antidemokratike dhe antihistorike pretendimet e presidentit Thaçi i cili njëherë ka folur për shkëmbim territoresh e pastaj e ka përmendur si ide edhe bashkimin kombëtar. Ai e ka thënë se bashkimi duhet të ndodhë kur të dy shtetet të jenë të forta e jo të dobëta e dështuara, shkruan zeri.info

Kurti këto i ka thënë në një konferencë për medie në 14-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Bashkimi kombëtar është intencë e vazhdueshme historike dhe VV-ja nuk është e para që e kërkon këtë. Ne konsiderojmë që është e dhimbshme të flitet për korrigjim kufijsh dhe bashkim kombëtar në të njëjtën kohë. Ky konstatim është antihistorik dhe antidemokratik. Bashkimi kombëtar dhe evropian as nuk e kundërshtojnë dhe zëvendësojnë njëra-tjetrën. Këtë e ka thënë edhe Ukshin Hoti”, ka thënë Kurti, raporton zeri.info.

Kurti duke folur për aktivitetet e Lëvizjes në vazhdimësi që nga themelimi ka përmendur fushatat kundër produkteve serbe e demonstratat që i ka zhvilluar kjo parti ndërsa i ka konsideruar si dëshmorë të rënë për liri Astrit Deharin, Mon Balajn e Arben Xheladinin.

ARKATANA

Ai ka theksuar se Vetëvendosja është alternativa e vetme dhe se kur do të hip në pushtet do të luftojë kundër pabarazisë e do të sigurojë drejtësi, paqe e dinjitet.

Ndërsa deputeti Liburn Aliu, duke folur për aktivitetet e VV-së në fillet e saj ka thënë se kjo parti e ka pasur mision që liria të ndërtohej mbi vullnetin e qytetarëve e jo në bazë të negociatave. Ndërsa ka thënë se që prej 14 viteve ka pasur mbi 1000 arrestime.

“Ne donim që liria të ndërtohej mbi vullnetin e qytetarëve dhe jo negociatave e jo atyre bisedimeve. Tubime, aksione, deklarime e punë vullnetare zhvillohej e po ashtu dhunë e arrestime. Janë mbi 1000 arrestime në historinë e Lëvizjes. Ne po rriteshim përditë, kurse atyre po u rriteshin mjetet e dhunës”, ka theksuar ai./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.