Mobi Casa

Kurti: Edhe SHBA-të gabojnë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Albin Kurti mendon se SHBA-të kanë të drejtë kur thonë se Kosova duhet të ketë kufi të demarkuar me Malin e Zi, mirëpo, sipas tij, hollësitë e marrëveshjes janë punë e shtetit të Kosovës dhe popullit të saj. Megjithatë, siç thotë ai, edhe SHBA-të bëjnë gabime.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pasur të drejtë kur thonë se Kosova duhet të ketë kufi të demarkuar me Malin e Zi, mirëpo hollësitë e marrëveshjes janë punë e zotit të shtëpisë, që është shteti i Kosovës dhe populli i saj. Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”.

FIDANISHTJA

Megjithatë, ai është shprehur kundër mitizimeve dhe idealizimeve. “Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë gabime. Obama ka thënë se Bushi ka gabuar. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara thotë që ka gabuar presidenti paraprak. Normal njerëzit gabojnë, madje ka njerëz që kanë qëllime partikulare. Ne duhet t’i krijojmë marrëdhëniet shumë të fuqishme me SHBA-të, përkundër kritikave sporadike për zyrtarët e saj”, ka pohuar Kurti, duke shtuar se deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë duhen dëgjuar si këshilla e jo si urdhra.

Gjatë pjesës së dytë të intervistës, Kurti mes tjerash thotë se nuk mund të krijohet kombi kosovar dhe shpreh besimin se shumë më i fuqishëm është identiteti gjakovar, drenicas apo llapjan sesa kosovar, por, siç thotë ai, shqiptar është mbi të gjitha./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.