Eko Higjiena

Kurti e informon Sorensenin për “hapat drejt formimit të institucioneve”: BE t’i heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e informoi të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen për “hapat drejt formimit të institucioneve”, siç thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij pas takimit.

“Në këtë takimi të parë zyrtar në Zyrën e Kryeministrit, ai e uroi për rolin e ri z. Sørensen dhe e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe për hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri kërkoi nga emisari Sørensen që “BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës”, thotë ZKM.

FIDANISHTJA

“Ai theksoi kontradiktën e pashëndetshme për BE-në, vlerat themelore të saj dhe për reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me mbështetje të madhe të qytetarëve, që në të njëjtën periudhë kur vendi shënon ngritjen më të madhe demokratike, edhe sipas indekseve ndërkombëtare, të jetë njëkohësisht nën masa kufizuese të BE-së”, thuhet në komunikatë.

“Diskutuan për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe për rrugën përpara. Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit. Duke rikujtuar sulmin paramilitar në Banjskë në shtator të vitit 2023 dhe sulmin terrorist në Ibër-Lepenc në nëntor të vitit të kaluar, ai gjithashtu nënvizoi rrezikun që kryeterroristi Millan Radoiçiq, bashkë me grupin e tij, vazhdon të paraqes për sigurinë e vendit dhe normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut për sa kohë që vazhdon të jetë i lirë në Serbi, përkundër pranimit të fajësisë para autoriteteve në Serbi dhe aktakuzës 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Andaj, përsëriti thirrjen, që Radoiçiq dhe grupi i tij t’i dorëzohet Kosovës për gjykim”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Sorensen erdhi për herë të parë në Kosovë në një vizitë zyrtare që prej kur ka marrë postin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun. Ai do ta vizitojë edhe Beogradin, pas së cilës tha se do të ulet dhe të vlerësojë se “ku jemi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.