Fundamenti

Kurti dyshon se blerësi i PTK-së ka lidhje me kryeministrin Thaçi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Prishtinë – Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi dhe minsitrit Besim Beqaj që t’i bëjnë publikë të gjithë emrat e aksionarëve që e kanë blerë PTK-në.

Në një letër dërguar mediave ai thotë se kompania është e dyshimtë derisa shitjen e quan joligjore, jolegjitime dhe shumë e dëmshme.

RCCOLA

Kurti shkruan se ka mësuar nga një burim i paidentifikuar se në kuadër të mjeteve të ofruara, e që i menaxhon AXOS, kanë shumë aksione edhe kompani vendëse të lidhura me politikanë të Kosovës, përfshirë këtu kompaninë ‘Zhugolli’, për të cilën thotë se është financuese e PDK-së, shumë e afërt me kryeministrin Thaçi, dhe fituese pothuajse e rregullt e tenderëve në KEK.

Më tutje, ky burim, shkruan Kurti t`i ketë thënë se përmes këtij privatizimi Thaçi synon të pasurohet edhe më tej dhe të bëjë shpëlarjen e miliona eurove të fituar përmes korrupsionit në Kosovën e pasluftës. (koha)