Fundamenti

Kurti: Dialogu me Serbinë e ka suspenduar shtetëndërtimin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lëvizja VV ka mbajtur sot në Besianë një tribunë, me temën “Ndalja e negociatave të cilat po na ndalin zhvillimin shtetëror, shoqëror dhe ekonomik” gjatë së cilës është thënë se bisedimet me Serbinë, pa asnjë kushtëzim, janë duke e dëmtuar shtetndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

Albin Kurti, lider i kësaj Lëvizjeje, ka thënë se negociata po bëhen në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, janë duke dëmtuar shumë. “Këto bisedime janë bërë prioritet, dhe e kanë suspenduar shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Varësia nga dialogu me Serbinë dhe varësia nga Serbia janë e njëjta gjë. Gjermania i ka vënë Serbisë 7 kushte, SHBA-të 4 kushte, Qeveria e Kosovës asnjë kusht. Prandaj, po përfundojmë të kushtëzuar nga Serbia. E ne kemi shumë më shumë arsye për t’i vënë kushte Serbisë, sesa Gjermania e SHBA-të”, ka thënë Kurti, thuhet në një komunikatë të kësaj lëvizje.

Mobi Casa

Sipas tij, Kosova me dy hapa konkretë mund të dalë në avantazh karshi Serbisë. Së pari, duke i ndalur këto negociata pa kushte dhe për çështje të brendshme të Kosovës, dhe së dyti, ndërprerja e mallrave të Serbisë në Kosovë.

“Atëherë do të ishim në ofenzivë, dhe do të nxirrnim kushte. Para çdo komunikimi me Serbinë, e lëre më negocimi, duhet të plotësohen një varg kushtet, siç janë: Kushti juridik legal – ndryshimi i kushtetutës dhe pranimi pavarësisë së Kosovës; Kushti humanitar dhe moral – kthimi i të pagjeturve dhe kërkimfalja për krimet e kryera; Kushti i drejtësisë- dorëzimi i mijëra kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë; Kushti politik – duhet të pushojë me shtypjen dhe diskriminimin e shqiptarëve të Luginës dhe duhet të pushojë se financuari strukturat në veri; Kushti i zhdëmtimit – për shtëpitë e rrënuara, bagëtitë e vjedhura, depozitat bankare po ashtu të vjedhura, kontributet pensionale, librat e amzës, kadastrat dhe artefaktet kulturore”, ka thënë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.