UBT

Kurti: Buxheti për trashëgiminë kulturore më i larti ndonjëherë, trefish më i lartë sesa në vitin 2021

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se buxheti vjetor sivjet për kujdesinë dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë. Ai tha gjithashtu se ky buxhet është trefish më i lartë sesa në vitin 2021.

“Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë – trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë – trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat par Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë – trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.

E puna po vazhdon. Përditë.

Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

GRANDEMALL

Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

Shtëpitë tradicionale të Janjevës

Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

Kishën Katolike në Ferizaj

Xhaminë në Turbohovc të Istogut

Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

Postën e Vjetër në Mitrovicë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.