FIDANISHTJA

Kurti: Beogradit po i pengon që Kosova po zhvillohet si shtet evropian, sulmet kanë qëllim destabilizimin e vendit tonë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe njëherë për sulmin që ndodhi më 29 nëntor në kanalin e Ibër Lepencit. Këto veprime sipas Kurtit ishin tendencë për të krijuar kolaps në sigurinë kombëtare dhe qëllim të destabilizimit të vendit, raporton Ekonomia Online.

Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri në lansimin e “Librit të Bardhë” të organizuar nga Këshilli Evropian i Investitorëve, teksa konsideron se “Beogradit po i pengon që Kosova po zhvillohet si një shtet i ri evropian”.

“Prezantimi i edicionit të pestë të “Librit të Bardhë” është një konfirmim i përpjekjeve për të përmirësuar panoramën e Kosovës. Udhëtimi ynë me punë përvoja e jetës, publikimi i librit përveç që është një dokument i vlefshëm përmban edhe rekomandime që janë të rëndësishme edhe për Qeverinë dhe institucionet, këto rekomandime do të ndihmojnë në përmirësimin e legjislacionit dhe përmirësimin e sektorit privat”, ka thënë Kurti.

Mobi Casa

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se sulmi më 29 nëntor kishte qëllim destabilizimin e vendit dhe frikësimin e qytetarëve.

“Vlerësoj shumë vendosmërinë e juaj që keni, përveç që jeni aktiv si organizatë në Këshillin Ndërkombëtar të Investimeve, vlerësoni investimet evropiane për Republikën e Kosovës, nuk mund t’i tejkalojmë edhe sulmin terrorist kriminal të premten e cila shpiu sulmet hibride në këtë mënyrë qëllim të destabilizimit të vendit tonë dhe frikësimin e qytetarëve. U përpoqën të na privojnë nga uji dhe energji elektrike duke krijuar kolaps në sigurinë tonë. Sulmet manuale ruse dhe kundër shtetit e qytetarëve të vendit. Aty në Beograd po i pengon që Kosova të zhvillohet por nuk ua arritën qëllimin, Kosova si një shtet i ri evropian po tregon që demokracia dhe zhvillimi mund të ecin paralelisht dhe bashkë me njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse shteti ynë po sulmohet për të na ndaluar hovin e zhvillimit. Kosova ka arritur përparim të madh në sundimin e ligjit dhe kjo është në të mirë të investitorëve të huaj dhe vendor, qeveria nuk i pengon investimet”, ka thënë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.