Fundamenti

Kurti: Bashkimi është një detyrë që duhet realizuar

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Bashkimi kombëtar është një detyrë që duhet realizuar dhe jo një çështje për t’u monopolizuar, thotë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Për të, ky ideal vlen më shumë sesa propaganda e politikës ditore. Kurti shton më tej se politikanët, këndej e andej kufirit i kanë në kontradiktë politikat qeveritare me deklarimet pompoze që kanë bërë ditëve të fundit.

Kurti pohon se me flamur duhet prirë në betejat emancipuese për ta siguruar për kombin shqiptar barazinë, në mesin e kombeve të barabarta, por edhe mirëqenien brenda pjesëtarëve të tij dhe flamuri kombëtar nuk mund të shërbejë si mbulesë për t’i fshehur të pabërat, politikat korruptive e antikombëtare

Shqiptarët në Maqedoni krahasuar me qytetarët e rëndomtë kanë dyfish më shumë arsye për të protestuar. Ata diskriminohen, janë të nënpërfaqësuar e u mohohen të drejtat themelore civile e politike, thjesht sepse janë shqiptarë, ndërkaq, në anën tjetër, përveç shtypjes shoviniste, ato janë gjithashtu të shfrytëzuar e të shtypur nga dhuna strukturore sistemit ekonomik e shoqëror, dhunë kjo që manifestohet me rritje të varfërisë, papunësi.

UBT

Kështu vlerëson në një intervistë për gazetën Koha të Maqedonisë, Albin Kurti.

Po ashtu ai ka folur edhe për faktin se kryengritjet shqiptare historikisht e kanë pasur strumbullar kryeqendrën e shqiptarëve Shkupin dhe se shqiptarët e Maqedonisë janë përfshirë fuqishëm në kryengritjet e ndryshme çlirimtare, por tragjedinë e kompromiseve e të “real-politikës” e kanë vuajtur më shumë se kushdo.

Andaj, Kurti shprehet se janë Tirana e Prishtina ato që duhet të jenë vazhdimisht kujdestare në mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni. (ORAinfo)