Fundamenti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se bashkëpunimi me NATO mbetet thelbësor për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe avancimin e partneritetit strategjik, me rastin e transferimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës (NALT).

Në fjalën e tij, Kurti theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar institucionet e sigurisë mbi një bashkëpunim të qëndrueshëm me NATO-n dhe shtetet anëtare të saj.

“Republika e Kosovës ka ndërtuar institucionet e saj të sigurisë mbi bazën e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm me NATO-n dhe shtetet e saj anëtare. Forca e Sigurisë së Kosovës është sot një institucion profesional, i besueshëm dhe në zhvillim të vazhdueshëm”, tha ai.

Kryeministri nënvizoi se progresi i arritur është rezultat i përkushtimit të brendshëm dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.

“Ky progres është rezultat i përkushtimit të brendshëm, por edhe i mbështetjes së palëkundur të partnerëve tanë, për çfarë u jemi mirënjohës përherë”, u shpreh Kurti.

Ai vlerësoi rolin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), duke e cilësuar atë si thelbësor në rritjen e kapaciteteve të institucioneve të mbrojtjes.

Fundamenti

“Përmes këshillimit strategjik, asistencës profesionale dhe bashkëveprimit të përditshëm, NALT ka kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale, në forcimin e qeverisjes demokratike dhe në ngritjen e standardeve institucionale”, tha ai.

Kurti theksoi se në një kohë sfidash globale për sigurinë, bashkërendimi me partnerët strategjikë është më i rëndësishëm se kurrë, ndërsa prezenca e NATO-s në Kosovë mbetet faktor kyç për sigurinë e vendit dhe rajonit.

“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet një objektiv strategjik i yni, dhe progresi që po shënojmë sot e çdo ditë tjetër konfirmon se jemi në rrugën e duhur”, deklaroi ai.

Në këtë ceremoni, Kurti shprehu mirënjohje të veçantë për ish-drejtorin e NALT-it, Gjeneral Brigade Dr. Lange, për kontributin e tij në avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

“Puna e tij ka lënë gjurmë të qëndrueshme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në konsolidimin e institucioneve tona të mbrojtjes”, theksoi Kurti.

Po ashtu, ai uroi sukses pasardhësin e tij, Gjeneral Brigade Thomas Schulte-Borghoff, duke shprehur besimin se do të vazhdojë misionin me përkushtim dhe profesionalizëm.Kurti theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, siguri dhe orientim euroatlantik, duke falënderuar partnerët për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.