RCCOLA

Kurteshi: Zgjedhjet që nuk ofrojnë zgjidhje

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ismajl Kurteshi ka thënë se sa u përket zërave se Lëvizja VV në Gjilan do të hyjë në koalicion qeverisës me njërin ose subjektin tjetër që është në balotazh, ne e njoftojmë opinionin se ne nuk e kemi pranuar ofertën për bashkëqeverisje e as për përkrahje të asnjërit subjekt, sepse jemi thellë të bindur se me hyrjen në bashkëqeverisje nuk i ndihmojmë Gjilanit, përkundrazi e lëmë komunën pa opozitën e cila i duhet komunës, sidomos në këtë situatë kur zgjedhjet nuk kanë ofruar zgjidhjen e duhur për Gjilanin. Me hyrje në koalicion ne do të arrinim t’i zëmë disa karrige drejtorësh e shefash, pa pasur mundësi për ta ndihmuar Gjilanin, e ky nuk është synim i joni, e as interes i Gjilanit ka thënë Kurteshi.

“Qendra e Lëvizjes VV në Gjilan, i falënderon qytetarët për një proces të qetë dhe për dalje relativisht të mirë në zgjedhje. Veçanërisht i falënderojmë qytetarët që me votën e tyre e përkrahën programin qeverisës të Lëvizjes, kandidatët e saj për këshilltarë komunalë dhe kandidatin për kryetar komune. Ndonëse nuk dolëm me rezultatin e pritur, madje shumë qytetarë na ndalin në rrugë dhe na pyesin në formë habie: “Çka u ba?!”, duke qenë të zhgënjyer me këtë rezultat, ne falënderojmë komisionerët dhe vëzhguesit tanë që e mbajtën premtimin që do të kujdestarojnë dhe do të ruajnë votat e të gjithë qytetarëve, pa dallime partiake. Dhe kështu ndodhi të ruhet vota falë ndershmërisë së kujdestarëve tonë dhe nuk patëm proces si të vitit 2010, me vjedhje industriale. Ne pranojmë verdiktin e qytetarëve, ndonëse e themi edhe këtë: ndryshimi iu besua dikujt që shumë shpejtë qytetarët do të zhgënjehen, sepse ndryshimi nuk vjen nga njerëzit që janë përgjegjës për degradimin e komunës së Gjilanit nëpër vite” ka thënë Ismajl Kurteshi në një takim me gazetar.

Kurteshi ka thënë se ne e ofruam një program të realizueshëm, që ofronte ndryshime të mirëfillta për Gjilanin, pa elemente klienteliste, e premtime të rrejshme. “Një program që garantonte qeverisje të ndershme, profesionale dhe të përkushtuar, program që garantonte sukses dhe një ekip të gatshëm për punë të palodhshme dhe për ballafaqim me sfidat ekzistuese. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nën presionin e nevojës për zgjidhje të shpejtë të nevojave të tyre, ranë në grackën e premtimeve klienteliste, që në të shumtën e rasteve do të mbeten vetëm premtime e si rrjedhojë, hallet dhe nevojat e qytetarëve do të shtohen. Sidoqoftë ne tani i kemi përfaqësuesit tanë në Kuvendin Komunal të cilët do të angazhohen maksimalisht për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve”.

Kurteshi ka thënë se sa u përket zërave se Lëvizja VV në Gjilan do të hyjë në koalicion qeverisës me njërin ose subjektin tjetër që është në balotazh, ne e njoftojmë opinionin se ne nuk e kemi pranuar ofertën për bashkëqeverisje e as për përkrahje të asnjërit subjekt, sepse jemi thellë të bindur se me hyrjen në bashkëqeverisje nuk i ndihmojmë Gjilanit, përkundrazi e lëmë komunën pa opozitën e cila i duhet komunës, sidomos në këtë situatë kur zgjedhjet nuk kanë ofruar zgjidhjen e duhur për Gjilanin. “Me hyrje në koalicion ne do të arrinim t’i zëmë disa karrige drejtorësh e shefash, pa pasur mundësi për ta ndihmuar Gjilanin, e ky nuk është synim i joni, e as interes i Gjilanit”.

Mobi Casa

Sipas tij për qëndrimin definitiv rreth hapave të ardhshëm të Lëvizjes VV do të diskutohet së shpejti në organet më të larta të Lëvizjes.

Sa i përket shkeljeve, shkelje serioze e kanë përcjell fushatën zgjedhore të PDK-së e cila hapur ka shtruar shumë darka e dreka, i ka shfrytëzuar automjetet zyrtare për fushat dhe ka bërë premtime nga Kryeministri që nuk lidhën me zgjedhjet lokale e që janë keqpërdorim i pozitës zyrtare. Gjatë fushatës janë shpërndarë të mira materiale në formë të ndihmave sociale ose subvencioneve, janë asfaltuar rrugë, janë rregulluar trotuare e ndriçime publike etj. në prag të zgjedhjeve. Vetë kandidati për kryetar komune e ka pranuar se në prag të zgjedhjeve Qeveria ia ka ndarë Gjilanit 2,5 milion euro.

Edhe LDK nuk ka mbetur shumë prapa me investime e premtime të pakufishme gjatë fushatës. Qendra e Lëvizjes VV! në Gjilan edhe në të ardhmen do të mbetet aleate e ngushtë e qytetarëve të Gjilanit dhe mbrojtësja e pakompromis e interesave të tyre ka thënë Kurtshi./rajonipress/