Mobi Casa

Kurteshi: Në Gjilan rriten çmimet –bien investimet

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ky mjegullim rreth informimit për çmimin e asfaltimit nuk është i rastësishëm. Kështu është vepruar edhe me informatat për projektet tjera kur çmimet kanë qenë të paarsyeshme ka thënë Ismajl Kurteshi.

Drejtues të Vetëvendosjes në Gjilan edhe njëherë janë marrë me projektet e Komunës dhe çmimet e tyre të paarsyetuara për publikun gjilanas. Ismajl Kurteshi ka thënë se në Buletinin e komunës “Gjilan Investimet Kapitale 2008 – 2011” të botuar në mars të këtij viti janë pasqyruar edhe investimet në asfaltimin e rrugëve në fshatra.

“Kjo informatë është e mangët pasi që lexuesi informohet për gjatësinë, por jo edhe për gjerësinë e rrugëve të asfaltuara edhe çmimet janë dhënë vetëm për metra gjatësi edhe pse gjerësia e rrugëve ndryshon, gjerësia e rrugëve lëviz nga tri metra të gjashtë metra”.

Sipas Kurteshit ky mjegullim rreth informimit për çmimin e asfaltimit nuk është i rastësishëm. Kështu është vepruar edhe me informatat për projektet tjera kur çmimet kanë qenë të paarsyeshme. Bazuar në këtë informatë çmimi për një metër asfaltim nga një projekt në tjetrin dallon shumë, nga 46 euro në 213 euro, dallimi është gati 500%.

UBT

Kurteshi ka folur veç e veç për vitet 2008, 2009, 2010 dhe 2011.
Për vitin 2008 ka thënë se çmimi mesatar i një metri rrugë të asfaltuar në fshatrat e Komunës së Gjilanit në vitin 2008 ka qenë 101 euro. Çmimi më i ulët i një metri rrugë të asfaltuar, në atë vit, në rrugën Cërrnicë – Gumnisht ka qenë 46 euro. Çmimi më i lart i një metri rrugë të asfaltuar, në atë vit, në rrugën Dobrosin – Pogragjë ka qenë 213 euro.
Gjatë vitit 2008 janë asfaltuar 35631 metër rrugë në fshatrat e komunës së Gjilanit që kanë kushtuar 3.620.973 euro.

Në vitin 2009 sipas Kurteshit çmimi mesatar i një metri rrugë të asfaltuar në fshatrat e Komunës së Gjilanit ka qenë 210 euro. Çmimi më i ulët i një metri rrugë të asfaltuar, në atë vit, në rrugën Cërrnicë – Gumnisht e Epërme ka qen 77 euro. Çmimi më i lart i një metri rrugë të asfaltuar, në atë vit, në rrugën Bresalc – Kishnapole ka qen 321 euro.
Gjatë vitit 2009 janë asfaltuar 38971 metër rrugë në fshatrat e komunës së Gjilanit që kanë kushtuar 7.317.017 euro. Sasia e metrave të asfaltuara është rritur për 10%, kurse çmimi është rritur mbi 100%.

Gjatë vitit 2010 çmimi mesatar i një metri rrugë të asfaltuar në fshatrat e Komunës së Gjilanit në vitin 2010 ka qen 113 euro. Çmimi më i ulët i një metri rrugë të asfaltuar, në atë vit, në rrugën e Kravaricës ka qen 58 euro. Çmimi më i lart i një metri rrugë të asfaltuar, në atë vit, në rrugën e Muhagjerëve të Malishevës ka qen 159 euro. Gjatë vitit 2010 janë asfaltuar 14640 metra, që kanë kushtuar 1.662.545 euro. Në krahasim me një vit më herët investimet janë zvogëluar për 500%.

Edhe në vitin 2011 janë asfaltuar 2900 metra rrugë që kanë kushtuar 258.875 euro. Një metër rrugë e asfaltuar ka kushtuar 89 euro. Investimet gjatë vitit 2011 në këtë fushë, në krahasim me vitin 2009 janë 14 herë më të vogla. Kështu ndodh edhe me investimet në fushat tjera, rriten çmimet e zvogëlohen investimet. Këtë gjendje udhëheqja komunale po e quan përparim, kurse ne, qytetarët e quajmë keq menaxhim ose keqpërdorim . Me gjasë po ndodh edhe njëra edhe tjetra. Deri kur kështu është shprehur Kurteshi./rajonipress/