UBT

Kurteshi : Me VV do të ndërrojë forma dhe përmbajtja e qeverisjes lokale

/ 6 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Ismajl Kurteshi u shpreh i bindur se me fitoren e Lëvizjes VV nuk jemi të interesuar të ndërrohen individët, por të ndërrohet forma dhe përmbajtja e qeverisjes lokale. Nuk e kemi nijet me i ndërrue njerëzit, por me ndërrua formën e qeverisjes. Në këto dy lagje kemi bërë mjaft shumë aktivitete, madje e ndalëm edhe aktivitetin për ndërtimin e qendrave afariste banesore, ngase qytetarët me peticion u shprehën në favor të ndërtimit të një parku për nevojat e lagjes dhe ndonjë kënd për lojërat e fëmijëve, e jo banesa e interesa të biznesmenëve të lidhur me politikën tha Kurteshi.

Në lagjet Dardania 1 dhe 2, kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit bashkë me kandidatët për asamble komunale që vijnë nga këto lagje (Arjeta Rexhepi, Fehmi Sylejmani, Krenare Latifi-Kqiku, Fazli Behluli, Valentina Ajeti, Nexhmedin Bislimi dhe Avni Rudaku) mbajtën një tubim me banorët e këtyre lagjeve rreth parapërgatitjeve që po bëhen për shpalimin e programit qeverisës dhe inkorporimin e të gjitha problemeve të lagjeve dhe fshatrave në planprogramin qeverisës lokal.

Ismajl Kurteshi u shpreh i bindur se me fitoren e Lëvizjes VV nuk jemi të interesuar të ndërrohen individët, por të ndërrohet forma dhe përmbajtja e qeverisjes lokale. “Nuk e kemi nijet me i ndërrue njerëzit, por me ndërrua formën e qeverisjes. Në këto dy lagje kemi bërë mjaft shumë aktivitete, madje e ndalëm edhe aktivitetin për ndërtimin e qendrave afariste banesore, ngase qytetarët me peticion u shprehën në favor të ndërtimit të një parku për nevojat e lagjes dhe ndonjë kënd për lojërat e fëmijëve, e jo banesa e interesa të biznesmenëve të lidhur me politikën” tha Kurteshi.

Ndërsa kandidatët për këshilltarë/e komunalë/e shfaqën besimin e tyre për të qenë zë të qytetarëve. Arjeta Rexhepi tha se do të jemi në Kuvendin Komunal për të qenë zë aktiv e jo për të qëndruar pasive dhe do të punojmë sidomos për cilësinë në arsimimin e fëmijëve tanë.

Krenare Latifi-Kqiku përshëndeti të pranishmit duke prezantuar orientimin e saj profesional dhe universitar, duke dhënë shenja se lista e Lëvizjes VV do të jetë listë që e përkrah profesionalizmin e kandidatëve.

Fazli Behluli iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, e cila elektrizoi masën me duartrokitje, ngase shprehu një ton frymëzues dhe mjaft domethënës për nevojën e ndryshimeve në qeverisjen lokale, mundësitë për të ndërruar qeverisjen dhe shpresën që duhet të ringjallet te njerëzit e pakënaqur.

Valentina Ajeti theksoi se është e interesuar që të punojë për qytetarin, e jo për të qenë pjesë e kalkulimeve politike. Nexhmedin Bislimi potencoi nevojën që qeverisja lokale të shkojë në shtëpi dhe nevojën për të ardhur njerëz të ndershëm dhe profesionistë.

Fehmi Sylejmani, tha se i njeh problemet me të cilat ballafaqohet çdo lagje e qytetit dhe do të shërbente mjaft shumë si pjesë e asamblesë komunale, pasi që jo vetëm ka identifikuar problemet, por edhe ka vizion për qasjen ndaj zgjidhjes së tyre bashkë me kryetarin e Lëvizjes në Gjilan dhe bashkëveprimtarët e tjerë.

FIDANISHTJA

Avni Rudaku tregoi për shumë aktivitete që janë bërë në këto lagje, duke përfshirë aksionin me maskat kundër zvarritjes së projektit të lumit Mirusha, tjetërsimin e pronave të lira duke mbjellur fidane e peticionin me rreth 300 nënshkrime për preferencat e banorëve që të ndërtohet në këto hapësira ndonjë park, si dhe aktivitetin me anije improvizuese për problemet me të cilat ballafaqohen këto lagje pa shiritat për ndarjen e ujërave atmosferike. Ai theksoi se edhe pa qenë pjesë e Kuvendit Komunal, kanë qenë zë të qytetarëve dhe të bërit pjesë e Kuvendit vetëm do të mundësonte më shumë vendimmarrjen dhe miratimin e projekteve, prandaj duhet mbështetur lista e Lëvizjes.

Në fund qytetarët shprehën zhgënjimin me qeverisjen e deritashme lokale, duke shprehur mllefin për shumë projekte të pambaruara në këto dy lagje dhe në përgjithësi në qytet.

Aktiviteti i Lëvizjes VV ka vazhduar nga lagjet e qytetit në fshatra. Kështu në fshatin Bresalc, Qendra e Lëvizjes e prirë nga Kandidati i saj për kryetar komune, Ismajl Kurteshi, ka mbajtur një takim tjetër mobilizimi dhe shqyrtimi të nevojave të fshatit Bresalc.

Ismajl Kurteshi, ka thënë se kanë punuar në identifikimin e problemeve me të cilat ata përballen. Kurteshi gjithashtu i njoftoi edhe për keqqeverisjen, keqpërdorimet, nepotizmin, shpenzimet e luksit e shumë dukuri tjera të cilat po bëjnë që gjilanasit të vazhdojnë të përballen me probleme të cilat pamundësojnë zhvillimin normal të jetës.

Kurteshi në këtë takim gjithashtu tregoi për mobilizimin e përgjithshëm që po krijohet për fitoren e ndryshimeve. “Lëvizja VV po fiton dhe ne sigurojmë që me këtë fitore ka shpresë për të gjithë qytetarët. Do të qeveriset ndershëm, në mënyrë profesionale dhe me efikasitet. Ngado shihet fryma mobilizuese, rritja e anëtarësisë në mënyrë masovike dhe ka ardhje të shumë vullnetarëve të cilat duan ta ndihmojnë Qendrën tonë për fushatën që do mbahet në tetor. Ka shumë disponim dhe ky disponim vetëm do të finalizohet me votën e qytetarëve” u shpreh Kurteshi.

Remzi Kqiku, kandidati për këshilltar komunal nga fshati Bresalc, bashkëfshatarëve të tij u premtoi se do të jetë zë i fuqishëm i tyre në Kuvend Komunal, duke qenë gjithmonë i guximshëm dhe i drejtë.

Kqiku tha se na kanë premtuar shumë, premtime të cilat nuk janë realizuar. Ai bëri thirrje që fitorja e Lëvizjes VV është më e rëndësishmja, e prania e tij në Kuvend Komunal dhe përfaqësimi i Bresalcit nga ai, do t’i bëjë ata të ndihen krenar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.