RCCOLA

Kurteshi: Hallet e qytetarëve nuk do t`i lëmë brenda kutisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qendra e Lëvizjes VV! në Gjilan publikoi rezultatet e aktivitetit me kuti të hapur për qytetarët, ku qytetarët dhe kalimtarët e rastit patën mundësi të shprehnin shqetësimet e e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ismajl Kurteshi duke hapur konferencën e paraqitjes së rezultateve të anketimit me qytetarë, ka thënë se ky anketim është mjaft i saktë, nëse marrim parasysh përgjigjet e natyrshme të qytetarëve, pa pasur pyetje sygjestive apo me opsione. “Këto janë shqetësimet e qytetarëve dhe këto janë brengat me të cilat do të merremi në qeverisjen tonë të ardhshme lokale. Në bazë të hulumtimit të realizuar me 450 respodentë, mbështetur në tipin e mostrës së rastit, problemet kryesore të qytetarëve fillojnë me papunësi, heqjen e korrupsionit, nepotizmit e shumë probleme të tjera të ujit të pijshëm, infrastrukturës rrugore, degradimit në arsim, etj.” – është shprehur Kurteshi.

Ai ka shtuar se komuna e Gjilanit nëse nuk mund të zgjidh lehtë dhe shpejtë papunësinë, pasi kjo varet edhe me politika të qeverisë, komuna ka mundur ta zgjidh problemin e korrupsionit e të nepotizmit, sepse heqja e këtyre dukurive shkatërruese në komunë, e bënë komunën të pajetueshme për qytetarët. “Hallet e qytetarëve nuk do t’i lëmë brenda kutisë, por do t’i zgjidhim duke caktuar prioritetet së bashku me ju” – ka porositur Kurteshi.

Uji Dea

Leonard Miftaraj si analist i të dhënave statistikore dhe hulumtuese, ka prezantuar përqindjet se si janë shfaqur për problemet nga qytetarët. “Përqindja maksimale ka shkuar për papunësinë si brengë e fuqishme socio-ekonomike, e menjëherë pas papunësisë, fatkeqësisht kemi një problem që do të duhej të zgjidhej, siç është korrupsioni. Përqindja më e lartë e respodentëve kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe kjo është e kuptueshme sepse kemi pasur një anketim i rastit, ku secili kalimtar ka mundur të jetë respodent potencial pa ndonjë kufizim të statusit gjinor, social, politik e të tjera orientimesh” – u shpreh Miftaraj.

Ndërsa Agron Shurdhani, një prej kontribuuesve më të mëdhenj në paraqitjen e këtyre rezultateve pas punës së madhe të aktivistëve të Lëvizjes në ditën e aktivitetit, ka thënë se komuna do të mund t’i zgjidhte shumë nga këto shqetësime që qytetarët i kanë hedhur brenda kutisë. “Me shumë pak mjete disa shqetësime do të zgjidheshin, por ka munguar vullneti politik. Prandaj, me të drejtë mund të themi se kjo qeverisje lokale ka qenë katastrofale dhe ka udhëhequr shumë keq me Gjilanin” – ka shtuar Shurdhani.

Problemet e renditura sipas qytetarëve në këtë anketim kanë qenë si në vijim: papunësia, korrupsioni, mungesa e ndriçimit publik, kafenetë rreth shkollave, mungesa e asfaltimit të rrugëve, biblioteka e papërfunduar, mungesa e transportit urban, mungesa e trotuareve, mirëmbajtja dhe zgjerimi i varrezave, nepotizmi, përfundimi i lumit “Mirusha”, ujësjellësi, ujërat e zeza, cilësia e ulët në arsim, mungesa e pastërtisë, hapësirat sportive, siguria, shëndetësia, parkingjet, tatimet e larta, mosprivatizimi, investimet në bujqësi, pensionet, ndërtimet pa leje dhe qendrat kulturore./rajonipress/