Hidromorava

Kurteshi-Emini: Sakrifica e familjes Jashari do të mbetet një vepër e paharruar përgjithmonë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Për nder të përvjetorit të epopesë së UÇK-së, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne, ku kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini ka thënë se sot populli i Kosovës kujton dhe nderon heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve tjerë që dhanë jetën për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Ne sot nderojmë sakrificën dhe veprën e heronjve tanë, të cilët nuk kursyen asgjë, as jetën e tyre, për të na dhuruar neve ditët që po i gëzojmë sot.

Lufta e UÇK-së dhe të gjithë atyre që kanë shkrirë gjithçka për lirinë e vendit, do të mbetet gjithmonë një vepër e nderuar dhe e paharruar.

FIDANISHTJA

Detyra jonë sot është që të angazhohemi me potencialin tonë krijues dhe intelektual në jetësimin e amanetit të dëshmorëve, që të kemi një shtet të sigurt, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë, ka thënë Kurteshi-Emini.

Ndërkaq, Rashit Ymeri, në emër të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, tha se sot jemi tubuar këtu që të përkujtojmë ngjarjen më të rëndësishme dhe më të madhe, 5, 6 e 7 marsin, të kujtojmë Adem Jasharin dhe familjen e tij, që u sakrifikuan për lirinë e atdheut.

Në këtë ditë, ne nderojmë njëherësh dëshmorët e të gjitha kohërave, ka thënë Ymeri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.