Mobi Casa

Kurteshi Emini: Emrat e dëshmorëve të kombit do të jenë të ngritur përjetë në piedestalet më të larta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të martën është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve të kombit, aktivitet ky në të cilin morën pjesë përfaqësues nga jeta politike, shoqërore e kulturore nga niveli lokal e ai qendror, sikurse edhe familjet e dëshmorëve.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini tha se ky 20-vjetor, tek familjet e dëshmorëve dhe tek të gjithë qytetarët sjell ndjenja të brishta të dhembjes dhe të krenarisë.

“Në kohërat më të vështira, dëshmorët u bënë zëri i këtij popullit të vuajtur prej shekuj, të cilëve iu ndalua gjithçka dhe iu privua e drejta për të jetuar në vendin e tyre siç e meritonim. Emrat e tyre do të jenë të ngritur përjetë në piedestalet më të larta. Ata bënë aktin më madhështor, dhanë jetën për çlirimin e Kosovës”, tha Kurteshi Emini.

Mobi Casa

Ndërkaq, ish-komandanti i UÇK’së në Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se dëshmorët janë udhërrëfyesit se si luftohet për liri.

“Ne nuk mund t’i harrojmë këto ditë të vështira të popullit tonë, kur heroikisht do të bien luftëtarët e Brigadës 171 “Kadri Zeka”, të cilët me vetëmohim, me përkushtim, me vetëdije të plotë dhe me guxim, do t’i dalin përballë armikut shekullor. Gjenerata e artë e UÇK’së arriti që krejt sakrificat e grumbulluara për periudha të tëra, t’i sublimojë në përmbushjen e një pjese të amanetit të atyre që ranë në beteja në përpjekje për liri dhe pavarësi”, tha Isufi.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK’së, ka folur Qëndresa Ahmeti, përderisa ky manifestim është mbyllur me deklamim të poemës nga Driada Muji dhe dy pika muzikore. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.